"Jo Sali bolleku, por troklleku"
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama u ndal dje ne komunen e Golemit ne Durres per te diskutuar mbi problemet e bujqesise. Gjate takimeve me banoret e zones, kreu socialist tha se eshte e papranueshme qe kjo komune te kete ende probleme me furnizimin me uje dhe vaditjen e tokave, kur kryeministri flet per investime ne fshat. "Qeveria e Sali Berishes qe flet per bollekun, eshte qeveria e trokllekut dhe ai nuk eshte Sali Bolleku, por eshte Sali troklleku, sepse jane troke familjet shqiptare qe duan te jetojne me pune te ndershme dhe vecanerisht familjet shqiptare ne periferite urbane e ne fshat, te cilat nuk arrijne dot te jetojne, por vetem mbijetojne", u shpreh Rama. Sipas tij, ne te tilla kushte eshte e domosdoshme te shihet perpara e te lihet pas keq qeverisja e Sali Berishes. Kreu socialist theksoi se eshte e domosdoshme qe te lihet pas kjo menyre e te kuptuarit dhe e te berit politike, qe bazohet arroganca, tek akuzat, tek shpifjet, tek fyerjet dhe qe ushqehet nga kultura e ndarjes dhe e percarjes se shqiptareve, deri ne fshatin me te larget. Politika e vjeter e se shkuares ka cuar ne percarje. "Ju nuk keni nevoje per genjeshtra te reja. Ju keni nevoje per zgjidhje. Ju nuk keni nevoje per premtime te reja qe nuk mbahen. Ju nuk keni nevoje me, per nje kryeminister dhe per ministra qe tallen me ju, qe ju tregojne se cfare hovi te madh ka marre turizmi", u shpreh Rama, duke theksuar se programi i ri i PS-se per bujqesine po ndertohet, jo vetem ne diskutime te gjera me bujq e fermere ne mbare vendin, por per hartimin e tij po ndihmojne dhe eksperte te huaj te suksesshem ne vendet e tyre ne kete sektor.