Ramadani, nje cmim "Emi" per median shqiptare
Biznesmeni dhe filantropi i shquar Hetem Ramadani, leshon bumin e radhes! I ftuari i spektaklit te Vera Grabockes "Dua me shume Shqiperine", si nje nga shqiptaret me te suksesshem ne bote, leshoi nga kjo skene prestigjioze lajmin se edhe media shqiptare do te kete piedestalin e vet. Ne cdo fund viti, Fondacioni "Salbatring" qe z. Ramadani ka themeluar, do te akordoje "cmimet Emi" sic i quajti drejtuesja e programit, per gazetaret dhe personazhet me te shquara te vitit ne Televizion dhe Median e shkruar. Vleresimi per secilin nga fituesit eshte mjaft i konsiderueshem, ai kap vleren e 10,000 euro per cdo cmim! Ky lajm shenon te paren perpjekje serioze ne vleresimin e krijimtarise ne nje fushe me mjaft influence ne shoqerine shqiptare.
Hetem Ramadani u be famshem ne Shqiperi ne saje te kontributeve te tij te paprecedenta filantropike. Ne fillim z. Ramadani kontribuoi me 100,000 Euro per te demtuarit e tragjedise se Gerdecit dhe vazhdojne me 150,000 Euro per 15 artistet me te shquar ne vite. Keto shuma perfaqesojne ne vetvete nje kontribut te jashtezakonshem por Ramadani preferoi t'i quaje "vetem nje skonto te vogel nga kontoja emocionale qe keta artiste depozituan ne vite ne zemren e tij". Per dimensionin e tij te jashtezakonshem human dhe arritjet e pakrahasueshme ne fushen e biznesit, Hetem Ramadani u dekorua nga Presidenti i Republikes me Medaljen Ambasador i Kombit.