Borxhet, vetëvaret tek "Ali Demi" babai i dy fëmijëve
Prej kohësh, babai i dy fëmijëve të vegjël kishte nisur të vinte dhe baste sportive duke hyrë në borxhe të mëdha. Hetimet për të zbardhur shkaqet e vërteta që e shtynë babain e dy fëmijëve të vetëvarej, po vazhdojnë.
TIRANE-Një 32-vjeçar u gjet i vetëvarur në një shtëpi thuajse të rrënuar në lagjen "Ali Demi" në Tiranë. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 21:00 të mbrëmjes së djeshme. Edmond Kabashi u gjet i varur nga të afërmit e tij, në një shtëpi të vjetër që gjendej ngjitur me ba-nesën e tij që kishte marrë me qira dhe banonte me gruan dhe fëmijët. Familjarët e kanë pikasur të parët dhe kanë njoftuar policinë, forcat e së cilës kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes duke nisur hetimet për zbardhjen e saj. Burime nga policia thanë se Kabashi vuante nga depresioni dhe kohët e fundit gjendja e tij ishte rënduar së tepërmi. Prej kohësh, babai i dy fëmijëve të vegjël kishte nisur të vinte dhe baste sportive duke hyrë në borxhe të mëdha. Pamundësia për t'i shlyer shumat e mëdha dhe fakti që përballej thuajse përditë me njerëzit që u kishte marrë paratë dhe nuk ua kishte kthyer, e ka detyruar 32-vjeçarin të ndërmarrë aktin tragjik të vetësakrifikimit. Nuk dihet ende shuma e parave që Kabashi kishte hyrë borxh, pasi dhe gjendja ekonomike ishte tejet e rrënuar, por sipas deklarimeve të familjarëve të tij mendohet të jetë mjaft e lartë. Policia bëri të ditur se Kabashi njihej si kontingjent i saj, për faktin se ka qenë një ish-përdorues droge. Kohët e fundit gjendja e tij mendore, sipas policisë nuk ishte fort e mirë. Hetimet për të zbardhur shkaqet e vërteta që e shtynë babain e dy fëmijëve të vetëvarej, po vazhdojnë. Numri i personave që i japin fund jetës duke u vetëvarur është rritur së tepërmi kohët e fundit dhe shkaku kryesor është depresioni i ardhur si pasojë e gjendjes së rënduar ekonomike.
(d.b/BalkanWeb)