Celet panairi i teknologjise
U cel dje pasdite Panairi Nderkombetar i “Teknologjise&Cilesise 2009”, i cili mblodhi ne Tirane industrite me te fuqishme europiane te energjitikes dhe infrastructures. Keto kompani kane financuar projektet me te medha te energjitikes ne Shqiperi. Projektet energjitike ne vendin tone perfshijne nje shume prej 5 miliard euro. Nderkohe, projektet e parashikuara te investimeve ne Shqiperi dhe rajon jane nje mundesi e shkelqyer e kompanive shqiptare per te perfituar si nenkontraktore ne shume procese pune gjate zbatimit te projekteve.
Panairi do te jete i hapur nga data 29 prill deri ne 2 maj 2009. Ndersa me 1 maj do te zhvillohet Forumi i Konfindustrise 2009, “ Shqiperia si Fuqi Energjitike”.