Fëmijët e ngujuar, letër kryeministrit
SHKODER - I tërhoqën fëmijët nga qendra e të ngujuarve në Poliçan se mbetën pa bukë, por kur fondet u çelën askush nuk u interesua për ta. Nënat e tyre, të cilat i dërguan në këtë qendër nga frika e hakmarrjes, reagojnë duke akuzuar shtetin për harresë. Me një letër të hapur drejtuar Kryeministrit Berisha ato kërkojnë që të ndihmohen fëmijët që janë pa baba, për të mos përfunduar dhe ata viktima të gjakmarrjes. Ato theksojnë se bënë denoncimin në prokurori që personat përgjegjës të ndiqen penalisht për abuzim me fondet, por ata u rikthyen në detyra të rëndësishme. Ndërsa, me akordimin e një sasie parash për këtë qendër, aty u strehuan persona të tjerë, me probleme ekonomikë, por asnjë prej fëmijëve të ngujuar. Ata jo vetëm mbesin pa shkollë, por dhe rrezikojnë jetën. r.d