Abuzuan me pronat, pranga 4 zyrtarëve
LUSHNJE - Abuzimet me dokumentet e pronësisë në Lushnjë çon në pranga zv.regjistruesin e Hipotekës në këtë rreth dhe tre topografë. Prokuroria e Lushnjës nxori urdhrin e ndalimit, i zbatuar mbrëmjen e djeshme për Agim Kojkun, Agim Prendi, Servet Musaku dhe Neshat Zeneli. Hetimet nisën pas denoncimit të pronarit të një sipërfaqe toke në periferi të Lushnjës. Ai ka konstatuar se ishte ndryshuar akt-pronësia, duke kërkuar menjëherë ndihmën e policisë dhe prokurorisë së rrethit. Për 1 vit janë zhvilluar hetimet, derisa u arrit te 4 personat e arrestuar. Nga burime që nuk konfirmohen zyrtarisht, Prendi mendohet të jetë dhe përfituesi i sipërfaqes së tokës. Pas komunikimit të akuzës Zeneli është lënë në arrest shtëpie, ndërsa në qelitë e Lushnjës janë mbajtur 3 të tjerët deri në fund të hetimit. m.r