E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Celibashi shkon të votojë, por has probleme me identifikimin elektronik: Do të ndërrojmë pajisjen

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka hasur probleme me aparaturën e identifikimit elektronik teksa ka shkuar në orën 7:00 të mëngjesit të sotëm për të votuar për zgjedhjet vendore.

Celibashi është paraqitur në qendrën e votimit në shkollën “Dëshmorët e Lirisë” për të ushtruar të drejtën e votimit, por ka hasur probleme me aparaturën e identifikimit elektronik që më pas mundëson edhe procesin e votimit.

“Jemi duke sjellë një pajisje tjetër, duket se ka ndodhur një problem gjatë transportit pasi pajisja që ishte në qendër konfirmohet se nuk funksionon”, është shprehur Celibashi.

Celibashi ka vënë në dukje gjithashtu se pajisja do të ndërrohet edhe pse as vetë ai nuk e ka konstatuar problemin real që ka pasur vetë aparatura e identifikimit elektronik.  

“Pajisjen për fat të keq duhet ta ndërrojmë nuk e di me saktësi problemin por ndoshta gjatë transporti janë bashkuar në mënyrë mekanike USB është problem i brendshëm i pajisjes dhe operatori nuk mund ta zgjidhë vetë jemi duke sjellë një pajisje tjetër se operatori nuk e zgjidh dot këtë problematikë”, ka theksuar për mediat Celiashi.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›