E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Zgjedhjet lokale/ Nis normalisht dhe pa problematika procesi i votimit në Fier

Ka nisur procesi i votimit në 224 Qendra Votimi të Bashkisë Fier.  Ashtu siç është përcaktuar edhe nga udhëzimet e KQZ , qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00 pasi komisionerët kanë zbatuar procedurat e Kodit Zgjedhor që nga sigurimi i kutive të votimit, fletët e votimit, dhomat e fshehta dhe deri tek pajisjet për identifikimin e votuesve.

Sipas komisionerëve të majtë dhe të djathtë, procesi ka filluar normalisht dhe nuk janë vërejtur problematika.

Në Bashkinë Fier janë të regjistruar 167 mije e 730 shtetas me të drejtë vote, të cilët do të zgjedhin kryetarin e bashkisë për 4 vitet e ardhshme si dhe 51 anëtarët këshillit bashkiak.

Në fletën e votimit pēr kryetar të bashkisë do të votohet per 3 kandidatë, -Armando Subashi PS , Kryetar aktual i bashkisë Fier. -Evdar Kodheli i kualicionit “Bashk Fitojme ” dhe -Eriselda Zotaj Celaj nga PD .

Në bashkinë e Fierit për numërimin e votave janë tre Qendra numërimi KZAZ,  57, 58, dhe 59.

Ndërsa në mbarëvajtjen e procesit janë angazhuar 737 efektive të policisë së shtetit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›