E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Zgjedhjet lokale/ Problematika me identifikimin elektronik, në disa QV mungojnë komisionerët e PD

Procesi i votimit në të gjithë vendin duket se po ecën me hapa të ngadaltë, teksa problematika kryesore e hasur është mosfunksionimi i pajisjeve të identifikimit elektronik.

Në nja raportim nga KQZ në orë 9:20, gazetarja e RTSH, Megi Mëhilli bëri me dije se ka një afat ligjor prej 3 orësh për të kryer zëvendësimin e pajisjeve që kryejnë identifikimin elektronik në qendrat e votimit ku nuk punojnë dhe nëse kjo nuk kryhet, do jetë KQZ që do të vendosë për vijimin manualisht të procesit.

Po ashtu, Mëhilli theksoi se në disa Qendra Votimi nuk ka nisur ende hedhja e votave, kjo për shkak se mungojnë komisionerë të Partisë Demokratike.

“Procesi me hapa të ngadaltë, ka patur problematika në disa qendra votimi me pajiset PEI, pajisjet e identifikimit elektronik qe nuk kanë funksionuar për shkak të problemeve teknike, ngatërresave të pajisjeve që duhej të ishin në një qendër votimi dhe ndodheshin në një tjetër, problematika me internetin apo mundësinë për t’u lidhur me sistemin e databazën së KQZ për listën e votuesve dhe problematika të tjera teknike, por në shumë qendra votimi kemi patur edhe problematika me mungesën dhe mosparaqitjen e komisionerëve të PD. Disa QV janë në pritje të zgjidhjes së problematikave dhe nuk ka nisur votimi. Në disa QV identifikimi nuk po bëhet në mënyrë elektronike, por me listat tradicionale të zgjedhësve. Celibashi është përballur me një problematikë të tillë, ai ka shkuar që në orën 7 që të hidhte votën e tij dhe është përballur me problematikën e pajisjes së identifikimit elektronik. Ka një afat ligjor prej 3 orësh për të kryer zëvendësimin e pajisjeve PEI në qendrat e votimit ku nuk punojnë, nëse kjo nuk kryhet do jetë KQZ që do të vendosë për vijimin manualisht të procesit”, tha gazetarja e RTSH.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›