Denoncon PD: Në Dimal, kryetarja e bashkisë urdhëron qytetarët të votojnë familjarisht

Partia Demokratike ka denoncuar një rast në Bashkinë e Dimalit ku sipas saj kësaj force politike administratorët e njësive vendore, me urdhër të kryetares së bashkisë që kandidon në zgjedhje, po firmosin vërtetime për shumë qytetarë për të lejuar votimin familjar në kundërshtim me kodin zgjedhor.
“Në bashkinë Dimal, administratorët e njësive vendore të Bashkisë, me urdhër të kryetares së bashkisë që kandidon në zgjedhje, po firmosin vërtetime për shumë qytetarë për të lejuar votimin familjar në kundërshtim me kodin zgjedhor.
Vërtetimi për votim në emër të dikujt tjetër (në prani të tij) duhet të lëshohet nga eksperti mjeko-ligjor”, thuhet në denoncimin e publikuar në rrjetin social në Facebook, të Partisë Demokratike.
/rtsh.a/