Juventus jashte Champions, gati stoli per Rafa Benitez
Ne perfundim te sezonit te Seria A, Juve ka mbyllur llogarite me Champions, duke mos arritur as objektivin me minimal, pjesemarrjen ne kompeticionin elitar evropian. Ne perfundim te ndeshjeve te djeshme, barazimi Katania - Juventus ka lene te hapur garqen mes dy ekipeve te tjera, pretendente per nje vend ne Champions. - "Ne fund te ketij sezoni, pavaresisht se zhvilluam nje ndeshje te mire ndaj ekipit te Barit nuk arritem qe te realizonim objektivin," - theksoi autori i golit te barazimit per Juven, Marcisio. Lojtari i bardhezinjve flet edhe per te ardhmen e ekipit, ne fund te ketij sezoni. -"Sinqerisht mendoj se ekipin duhet te drejtoje trajneri me i mire dhe per momentin eshte Zakeroni. Duhet te impenjohemi dhe te luajme per te deri ne fund te ketij sezoni dhe pastaj te shohim, nese do te kete ndryshime." Sakaq, mediat e bejne te sigurte pranine e Benitez ne Torino, per te drejtuar ekipin bardhezi, ne edicionin tjeter te Seria A. Gjithsesi, nuk do te kete mundesi, per te drejtuar ekipin, ne Champions. Nje tjeter jave negative mbylli Juventusi, duke zyrtarizuar me ne fund deshtimin ne Seria A, per kete edicion. Bardhezinjte nuk shkuan me larg se nje barazim, 1-1 ne fushe te Katanias. Fitorja e lehte e Sampdorias dhe triumfi i Palermos ne fushe te Sienes e kane bere pothuajse te pamundur realizimin e endrres se "Zonjes se Vjeter", per pjesemarrjen ne "Champions". Silvestre shenoi per Katanian golin e pare dhe barazoi shifrat Marcisio, pas nje devijimi te topit nga ana e mbrojtjes. Deshira e madhe e Sampdorias dhe e Palermos per te marre pjese ne edicionin tjeter, ne Champions do te vazhdoje ne nje rivalitet mes tyre, per te zene vendin e katert ne dy javet e mbetura te Seria A. Kasano shenoi shume shpejt per Sapmdorian dhe dyfishoi shifrat Ziegler.
Seria A
Java e 36-te
Atalanta - Bolonja 1-1
Bari - Xhenoa 3-0
Kaljari - Udineze 2-2
Katania-Juve 1-1
Kievo-Napoli 1-2
Milan-Fiorentina 1-0
Parma-Roma 1-2
Sampdoria-Livorno 2-0
Siena-Palermo 1-2
Roma 74
Inter 73
Milan 67
Sampdoria 63
Palermo 61
Napoli 56
Juve 55
Xhenoa 48
Fiorentina 46
Bari 46
Parma 46
Kievo 44
Kaljari 43
Udineze 43
Katania 41
Lacio 40
Bolonja 40
Atalanta 35
Siena 30
Livorno 29