E Shtunë, 31 Tetor 2026

Celsi kalon me vështirësi Benfikën

Celsi do të takohet përsëri me Barcelonën në Ligën e Kampionëve në gjysmëfinale. Ekipi londinez kaloi me shumë vështirësi Benfikën, pasi edhe me 10 lojtar ajo arriti ta befasojë. Në fund takimi u mbyll 2-1 për londinezët dhe me rezultat të përgjithshëm 3-1.

Lampard kaloi në avantazh Celsin në minutën 21 ndërsa kartoni i kuq për Pereirën, u duk se vulosi përfundimisht fatin e takimit. Por 5 minuta nga fundi Garsia barazoi shifrat duke bërë që minutat e mbetura të ishin drithëruese.

Celsi u tërhoq në mbrojtje dhe në fund të takimit arriti të realizojë golin e avantazhit me anë të kundërsulmit që u finalizua nga Mireles.

Nga ana tjetër Real Madrid është treguar i pamëshirshëm me APOEL-in pasi e ka mposhtur 5-2. Golat për Realin u shënuan, dy nga Ronaldo dhe nga një Kaka, Callejon dhe Di Maria kurse për APOEL realizuan Manduca dhe Solari me penallti.

Tashmë përballjet e gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve do të jenë Real Madrid Bajern Mynih dhe Barcelona Celsi. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›