Celulare kontrabande, kapet 24-vjecari
Shiste celulare kontrabande, nen akuze 24-vjecari. Agjentet e Krimit Ekonomiko-Financiar ne Policine e Tiranes, ndaluan ne flagrance dje Bledian F., banues ne kryeqytet, pasi rreth ores 11:00 ne afersi te "Albtelekomit" eshte kapur duke tregtuar telefona celulare dhe nuk dispononte dokumente per origjinen e mallit. Burime zyrtare thane se i riu nuk kishte as licence per ushtrimin e ketij aktiviteti. Ne cilesine e proves materiale iu sekuestruan 73 telefona celulare te markave te ndryshme. I riu do te hetohet nga prokuroria per akuzen e "tregtimit dhe transportimit te mallrave qe jane kontrabande".