Riatdhesohet nga Greqia i kerkuari
Riatdhesohet nga Greqia, arrestohet si i kerkuar per tentative vrasjeje. Burime zyrtare te Policise se Korces, bene me dije se nga policia kufitare ne Kapshtice u be kapja e I. Hysenit, 26 vjec, banues ne fshatin Dvoran. Ndalimi erdhi pasi ne sistemin TIMS ai ishte i shpallur ne kerkim, per vepren penale te "vrasjes se mbetur ne tentative dhe armembajtje pa leje". Ngjarja ka ndodhur me 1 gusht te ketij viti ne fshatin Dvoran te Korces, ku Hyseni, pas nje sherri banal ka tentuar te vrase me arme zjarri nje grup te rinjsh po nga ky fshat. Gjykata kishte miratuar masen "arrest ne burg".