Perleshje me thika, nje i plagosur
Perleshen ne mes te qytetit, nje i plagosur me thike. Ngjarja ka ndodhur mbremjen e se premtes ne lagjen nr. 5 te Pogradecit, kur dy te rinj te dyshuar kane goditur me thike F. Bazellin, 30 vjec. Policia tha se ndaloi per ngjarjen dy te dyshuarit O. Xhukellari 27 vjec, banues ne fshatin Verdove dhe F. Hoxha 33-vjec, banues ne fshatin Leshnice, i denuar me pare per "vjedhje". Denoncimi eshte bere nga vete i plagosuri, i cili ndodhet per mjekim ne spitalin e Pogradecit, jashte rrezikut per jeten. Pas ndalimit policia njoftoi se akuza mbi dy te rinjte eshte "plagosje e rende me dashje".