E Shtunë, 31 Tetor 2026

Celularët dhe fëmijët

Trendët dhe zhvillimet e reja të telefonave celularë kanë bërë që shumica e fëmijëve sot të bartin celularë të këtillë. Por, kujdes sepse jo gjithherë duhet t’ju blejmë atyre telefona me çmim të lartë.

Telefonat celularë janë pajisje e pandashme e njerëzve ditëve të sotmet. Vlen të theksojmë këtu se kjo pajisje mundë të përdoret edhe për raste emergjente. Kjo ka bërë të mundur që fëmijët qysh në moshë të re të kenë celularë. Fëmijët mund të kenë mënyrë e tyre të komunikimit por një gjë duhet marrë në konsideratë.

Çfarë mendon për celularin në shkollë?

Gjëja e parë që duhet merret në konsideratë është shkolla. Ka disa shkolla të cilat nuk lejojnë fëmijët e moshave të reja të bartin celularë. Shtrohet pyetja pse duhet të shpenzojmë shumë para për t’i blerë një celularë të shtrenjtë fëmijëve kur ai nuk mund ta bartë atë.

Efektet anësore mund të jenë se celularin e tij mund ta vidhet në shkollë. Kjo është shumë e përhapur në shkollat e mesme por nuk mund të largohet si opsion edhe tek shkollimi fillorë.

Statistikat tregojnë se vjedhjet e celularëve në shkollë të mesme dhe sistemet e tjera shkollore ndoshta nuk duhet marrë edhe aq në konsideratë. Konsideroni se fëmija i juaj e ka në dorë telefonin e juaj dhe gjatë gjithë kohës e mban atë në vesh kur është në shkollë apo mund ta lërë të varur në qafë. Kjo është një mundësi e mirë që pajisja të thyhet apo edhe të vidhet. Andaj këshilla më e mirë është që të blini telefona të lirë që dallojnë nga telefonat që lidhen me kompjuter apo janë “smartphones”.

Sa të përgjegjshëm janë fëmijët

Celularët mund të shkojnë edhe më lart dhe mund të mësojnë fëmijët për përgjegjësitë e tyre. Kjo thjesht bëhet duke ju dhënë atyre shembujt bazë së si të bëjnë thirrje. Kjo mund të jetë pak e komplikuar sepse duhet të uleni për një kohë të gjatë dhe t’ja mësoni fëmijës kuptimin e celularit por edhe çmimin e tij.

Gjithmonë është mirë që të fillohet që nga fëmijët në moshë të re dhe me celularët që nuk ofrojnë cilësi dhe gjëra të reja. Gjëja e fundit që duhet të dëshironi është që mos ta lëni të voglin e juaj të shkoj në atë pikë sa mund të gjurmoj në internet nëpërmes telefonit. Celularët me parapagim mund të jenë opsioni më i mirë për këta fëmijë deri në moshën 10 vjeçare.

Tinejxherët fatkeqësisht do të kërkojnë më shumë nga telefonat e tyre. Ata dëshirojnë një imazh që i përkrah. Kjo do të ishte mënyra më e mirë që të shikoni të gjitha llojet dhe cilësitë e celularëve dhe çmimet e tyre. Do të vepronit me mendje të shëndosh që t’i blini edhe tinejxherëve telefona të lirë duke i mësuar ata edhe për buxhetin. Kurrë nuk është herët për ti mësuar fëmijët për menaxhim të buxhetit të tyre.

Varet nga ju

Varet krejtësisht nga ju nëse dëshironi që fëmija juaj të ketë celularë. Askush nuk mund t’ju diktojë juve në mënyrën se kur fëmija duhet të bartë telefon. Nëse ndjeni se ai duhet të ketë celular në moshën gjashtëvjeçare, atëherë kjo duhet jetë moshë që ai ta këtë. Çdo person është i ndryshëm dhe kjo përfshin edhe fëmijët. Vetëm se duhet të keni të sigurt që t’i edukoni fëmijët tuaj në atë që do të marrin. Pra, varet krejtësisht nga prindërit së kur vendosin që t’i blejnë një celularë fëmijës së tyre. Merrni në konsideratë këto këshilla nëse dëshironi që të debatoni për këtë problem. Një telefon celularë mund të jetë një mjet i fuqishëm në duart e fëmijët tuaj vetëm atëherë kur ai i kupton përgjegjësitë dhe vlerën për pajisjen e tij.

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›