Ikja e Martyt

Senatori zviceran, Dick Marty, pas raportit që e prezantoi në fund të vitit 2010, arriti t’i bindë deputetët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës në Strasburg, që të miratojnë një rezolutë, e cila kërkonte nisjen e hetimeve për trafikim të organeve në Kosovë.
Marty në këtë çështje ka përfshirë figura të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke përfshirë edhe Kryeministrin Hashim Thaçi.
Senatori zviceran tashmë i ka dhënë fund karrierës së tij politike, derisa me raportin e tij vazhdon të merret Taskë Forca e BE’së në krye të së cilës ndodhet prokurori amerikan, Clint Williamson. Kjo Taskë Force tashmë ka nisur hetimet, por nuk dihet se sa do të zgjasin ato.
Kryeministri Thaçi pati premtuar se do ta padiste senatorin zviceran, por se deri më tani nuk e ka bërë një gjë të tillë.