Mirë se vini në botën e vitit 2012

Përkundër besimit të industrisë së vogël, e cila është rritur përreth profecisë së supozuar të majave, bota nuk do të shkatërrohet në vitin 2012. Por nganjëherë kemi ndjenjen se kjo do të ndodhë. Kjo për arsye se ekonomia Perëndimore do të flirtojë me shkatërrimin, kjo për shkak të pavendosnërisë së të politikanëve në dy anët e Atlantikut. Euro-zona po kthehet prapa në recesion, ngase është dridhur më tepër se sa duhet për shkak të krizës së borxhit në periferinë e valutës së përbashkët.
Në ndërkohë, Amerika, me politikën e saj ende të zymtë, do të përjetojë një stagnim të vetë-imponuar dhe do të tejkalohet nga Japonia, e të mos flasim fare për Kinën.
Gjendja e ekonomisë do të vendosë edhe për atë se a do të fitojë presidenti Barack Obama mandatin e tij të dytë. Gara për Shtëpinë e Bardhë do të jetë fushata e profilit më të lartë dhe më e shtrenjtë në vitin 2012, por Amerika nuk është shteti i vetëm i madh, i cili mund të përjetojë ndryshime në kreun e vendit: katër nga pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së do të zgjedhin udhëheqësit. Nicolas Sarkozy, i cili u ngrit në pushtet në vitin 2007, duke premtuar ndryshime, do të tentojë të bindë votuesit francezë se është ai, e jo rivali i tij socialist, Francois Hollane, njeriu që mund t’i sjell vendit stabilitet. Lufta për pushtet në Rusi dhe Kinë do të jetë më e parashikueshme, por garat zgjedhore megjithatë do të tendosin nervat në Moskë dhe Pekin.
Prandaj udhëheqësit botëror do të jenë të preokupuar në shtëpi. Prandaj mos të presim shumë nga konferencat globale, siç është Konferenca Rio plus 20 për zhvillim të qëndrueshëm. Vendet që duhet të vëzhgojmë janë ato pjesë të botës, në të cilat mund të ndodhin ndryshime dramatike: për shembull, Venezuela, ku Hugo Chavez do të luftojë për jetën e tij politike, e gjithashtu edhe për shëndetin e tij; dhe Afrika Sub-Sahariane, ku mund të përhapet Pranvera Arabe.
Në korrik dhe gusht bota do të hedhë shikimin drejtë Londrës, e cila do të jetë nikoqire e Lojërave Verore Olimpike. Kryeqyteti i Britanisë do të bëjë çmos që të shfrytëzojë në mënyrën më të mirë vëmendjen e botës, me një festë të kulturës, përfsirë këtu edhe shfaqjen e të gjitha 37 veprave të Shakespearit, në gjuhë të ndryshme, duke filluar nga ajo lituaneze, e deri te ajo koreane.
Tani, përkundër gjithë këtij argëtimi dhe kremtimit të jubileut të diamantë të mbretëreshës Elizabeth, brengat do të mbesin në lidhje me ardhmërinë e Londrës, pasi që rregulloret e ndryshme kanë filluar të ngufasin industrinë financiare.
Në biznes, Facebook do të testojë rekordet, duke nxitur ngazëllim për industrinë e teknologjisë në përgjithësi. Disa pjesë të botës së re të biznesit digjital tashmë janë kolonizuar (kërkimi nga ana e Google, shitjet nga Amazoni, rrjeti social nga Facebook), por ende ekzistojnë territore të lira, të cilat mund të pushtohen: do të ketë garë për fushat si pagesat mobile dhe shërbimet e bazuara në lokacion.
Tregjet që po dalin në sipërfaqe në vitin 2012 për herë të parë do të blejnë më shumë se gjysmën e importeve botërore. Kina do t’i afrohet qëllimit që të tejkalojë Amerikën si importuesi më i madh në botë (sipas parashikimeve, kjo do të ndodhë në vitin 2014).
Pra pesha e Kinës do të vazhdojë të rritet në vazhdimësi. Edhe kultura do të ketë vendin e saj gjatë vitit 2012.
Edhe pse politika dhe ekonomia do të preokupojnë njerëzit edhe gjatë vitit të ri, do të ketë edhe në vitin 2012 përparim, i cili do të vlerësohet dhe do të kremtohet. He mbani në mend, viti 2012 nuk do të jetë fundi i botës.