E Diel, 1 Nëntor 2026

Celularët gjatë shtatzanisë mund të sjellin probleme

Autori i Lajmit: red.
Edhe pse vazhdimisht paraqiten studime kundërthënëse në lidhje me përdorimin e telefonave celularë, ende nuk është e qartë, nëse vërtet përdorimi i celularëve mund të jetë shkaktar i sëmundjes Alzheimer ose mund të sjellë sterilitetin te meshkujt, ose sipas studimeve të tjera radio-valët nuk kanë asnjë ndikim negativ në shëndetin e njeriut. Sipas një studimi më të ri të realizuar nga UCLA (Universitet e Kalifornisë në L.A.) dhe nga Universiteti Aarhus i Danimarkës, ekspertët kanë ardhur në përfundim se përdorimi i telefonave celularë gjatë shtatzënisë, edhe atë vetëm dy ose tri herë në ditë, mund të shkaktojë probleme të mëvonshme në sjelljen e fëmijës, hiperaktivitet dhe çrregullime të ngjashme. Shkencëtarët nga të dy Universitetet të cilët kanë marrë pjesë në këtë studim kanë qenë të befasuar nga rezultate e fituara, mirëpo kanë pohuar se nevojiten studime shtesë për t i vërtetuar këto rezultate.
Ky lajm është publikuar: 11/06/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›