Këshilli i Imuniteteve njihet me kërkesën e Prokurorisë
Autori i Lajmit: red.
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, me cilësinë e kryetares së Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, mbështetur në nenin 118 të Rregullores së Kuvendit, mbodhi dje këtë Këshill për t i njohur anëtarët e tij me kërkesën e ardhur nga Prokurori i Përgjithshëm "Për autorizim për procedim penal ndaj deputetit Hajrulla Paturri". Në përmbushje të nenit 118 të Rregullores së Kuvendit, Kryetarja e Kuvendit ka njoftuar Kuvendin mbi këtë kërkesë menjëherë në seancën plenare më të parë. Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, me unanimitet, vendosi që të thërrasë deputetin Hajrulla Paturri në mbledhjen e ardhshme për ta dëgjuar në lidhje me kërkesën e ardhur.
Ky lajm është publikuar: 11/06/2008