Sistemi elektronik gati në qershor, kartat në janar të 2009-ës
Autori i Lajmit: red.
Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, deklaron se në fund të qershorit do të përfundojë përgatitja e sistemit elektronik. Duke folur në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, ku ishin të pranishëm përfaqësues të OSBE-së dhe organizatave të ndryshme jofitimprurëse, numri një i Ministrisë së Brendshme theksoi se deri tani janë hedhur 3.2 milionë emra të shtetasve shqiptarë. Nishani siguroi se regjistri elektronik do të rrisë sigurinë për listat zgjedhore. “Besoj plotësisht se sistemi i ri elektronik, përbën sigurinë më të lartë për lista zgjedhore të sakta e korrekte, duke korrigjuar dhe fshirë përsëritjet”, - tha ministri në përgjigje të pyetjeve të deputetëve. Ai sqaroi se për regjistrin elektronik po bashkëpunohet ngushtë me Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile të Austrisë, modeli i së cilës do të adoptohet edhe nga ne. Për sa u takon dokumenteve të identifikimit, pasaportave biometrike dhe letërnjoftimeve elektronike, prodhimi i tyre do të bazohet në të dhënat e regjistrit elektronik të shtetasve. Duke folur për koston e blerjes të këtyre dokumenteve nga qytetarët, ministri i Brendshëm tha se për pasaportën biometrike parashikohet një çmim prej 5000 lekësh, ndërsa për letërnjoftimin elektronik do të aplikohet çmimi prej 1100 lekësh. “Ky i fundit do të jetë i vetmi dokument me të cilin qytetarët do të plotësojnë nevojat e tyre”, - theksoi ai, ndërsa shtoi se çdo qytetar ka detyrim ligjor të pajiset me kartë identiteti. Ministri Nishani në raportimin e tij të sotëm para deputetëve theksoi se për realizimin me sukses të këtij projekti nevojitet mbështetja e të gjithë faktorëve, si nga politika, ashtu dhe nga shoqëria civile, pasi ky projekt i madh kombëtar i shërben konsolidimit të institucioneve në vend.
Lidhur me afatet për prodhimin e kartave të identitetit, kreu i Ministrisë së Brendshme sqaroi se brenda këtij muaji mbyllet kontrata me firmën fituese, brenda 5 muash nis ngritja e sistemit dhe në fillim të 2009-ës nis shpërndarja e dokumenteve. “Unë jam i sigurt se qytetarët do të kenë mundësinë që të pajisen me dokumentet e identitetit në fillimin e vitit 2009”, - theksoi ai.
Ky lajm është publikuar: 11/06/2008