Durrësi vendi më i përshtatshëm për parkun industrial
Autori i Lajmit: Suela Topi
“Parku është i mbështetur nga një zonë e madhe industriale që shtrihet nga Tirana në Durrës. Në qoftë se vendndodhja do të vlerësohej me pikë, më lejoni të shpreh bindjen time se ky park nuk mund të vlerësohej me më pak se 100 pikë”
Parku industrial i Durrësit, do të shndërrohet në zonën më të fuqishme industriale dhe energjetike në vend. Kjo është deklarata e kryeministrit Sali Berisha, gjatë konferencës së parë ndërkombëtare “"Parqet industriale dhe zhvillimi i tyre”. Duke përshëndetur konferencën dhe promovimin e projektit për parkun industrial të Durrësit, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të 70 bizneseve, të huaj e vendas, kryeministri Berisha tha se qeveria është e angazhuar për krijimin e një sërë parqesh industriale, që do të shërbejnë si baza të fuqishme të zhvillimit rajonal e kombëtar të vendit. Ai theksoi se vendndodhja e parkut industrial të Durrësit gjen një nga sitet më të përshtatshme në mbarë rajonin tonë për investime. Krahas vendndodhjes së zonës industriale, Kryeministri vlerësoi si faktor të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik dhe të investimeve, ekzistencën e një kuadri të favorshëm fiskal dhe kushteve të përshtatshme që ofron Shqipëria. Parku industrial në Spitallë të Durrësi do të ketë një sipërfaqe 850 hektarë dhe infrastrukturë moderne e lehtësuese për bizneset. Një numër kompanish të mëdha kanë shprehur interes për ngritjen e këtij parku ndër të cilat 20 janë të huaja.
Deklarata
“Ky park, së bashku me Porto Romanon, që është pak kilometra më në veri, do të shndërrohet në zonat më të fuqishme industriale dhe energjetike të rajonit”, - tha Kryeministri gjatë prezantimit të parkut industrial të Spitallës në Durrës. Berisha përshëndeti zhvillimin e kësaj konference, e cila për nga rëndësia, hap siparin e një përpjekjeje të qeverisë shqiptare për të krijuar një seri parqesh industriale, si baza të rëndësishme për zhvillimin rajonal dhe kombëtar. Duke folur për zonën e Durrësit, Kryeministri tha se cilido që vështron vendndodhjen e parkut industrial të Durrësit gjen një nga sitet më të përshtatshme në mbarë rajonin tonë për investime. “Ai është një vend i rrethuar me infrastrukturë moderne, në një anë me portin më të madh të vendit, në anën tjetër me aeroportin, ngjitur me të ndodhet nëncentrali elektrik, ndërkohë vetëm pak minuta distancë hekurudha do të shkojë deri në zonë, korridori Durrës-Prishtinë e më tutje, krahu i punës më i leverdisshmi në Evropë, pra, ka një kompleks rrethanash që e bën këtë vend vërtet jashtëzakonisht të favorshëm për park industrial. Ndërkohë parku është i mbështetur nga një zonë e madhe industriale që shtrihet nga Tirana në Durrës. Në qoftë se vendndodhja do të vlerësohej me pikë më lejoni të shpreh bindjen time se ky park nuk mund të vlerësohej me më pak se 100 pikë”, - tha ai. Kryeministri Berisha renditi dhe kushtet që e bëjnë mjaft të favorshme investimin e çdo investitori të huaj në Shqipëri duke përmendur barrën fiskale që, sipas tij, është më e ulëta në Evropë, po reduktohet barra burokratike dhe po ecet drej procedurave elektronike. Ai u ndal edhe në politikat e tjera të qeverisë, të cilat sipas Berishës, kanë siguruar që në Shqipëri të ketë stabilitet makroekonomik të admirueshëm, rritje ekonomike mbi 6%, një inflacion plotësisht nën kontroll dhe kurs të këmbimit të lekut më të favorshëm. Kryeministri Berisha theksoi se interesi i investitorëve të huaj për Shqipërinë është rritur, edhe për shkak se ajo ndodhet në zonën e një tregu të madh e dinamik, si dhe të potencialeve të mëdha të pasurive natyrore të saj. Ai u ndal edhe në përfitimet që ka Shqipëria dhe rajoni nga zbatimi i CEFTA-s, nga MTL me Turqinë, dhe në potencialet natyrore që afron Shqipëria, si energjetika, mineralet, turizimi, etj. Ai përmendi dhe një studim të Komisionit Evropian, ku Shqipëria citohet si një nga vendet më të rëndësishme për investime në hidroenergji. “Shqipëria është e hapur për të gjitha format e tjera të energjisë. Ajo është shumë e pasur në minerale, me rezerva në krom, bakër, nikel, ferrokrom, bokside, ku me tre mineralet e para, vendi renditet ndër më të rëndësishmit në kontinent",- tha kryeministri Berisha, duke shprehur bindjen se të gjitha këto e bëjnë Shqipërinë një histori të vërtetë suksesi për çdo investitor.
Ky lajm është publikuar: 11/06/2008