Celularët, në qershor kompania e katërt
16/03/2010 Shqiptarët kanë kursyer 35 milionë euro nga ulja e tarifave të bisedave
Tashmë abonentët mund të mbajnë të njëjtin numër pavarësisht se ndryshojnë kompaninë
Në muajin qershor tregu i telefonisë celulare pritet të bëhet me katër operatorë. Lajmin e bëri të ditur gjatë raportimit vjetor në Komisionin parlamentar të Veprimtarive Prodhuese kreu i AKEP Pirro Xhixho. Ndërkohë po sipas tij veç shtimit të numrit këtë vit pritet të bëhet e mundur e ashtuquajturi portabilitet i numrit me të cilin për të njëjtin numër mund të zgjedhësh operatorin sipas dëshirës. “Krahas futjes së operatorit të katërt do të jetë edhe shërbimi i portabilitetit të numrit. Me të gjitha llogaritjet dhe parashikimet tona mendojmë që brenda vitit 2010 ne të implementojmë këtë shërbim”, theksoi Xhixho. Zhvillime të rëndësishme Xhixho ka paralajmëruar edhe në tregun e internetit, kjo falë futjes së teknologjisë 3G. “Ashtu sikurse celulari sot është harruar se sa transformim të madh bëri do shikojmë që dhe 3G do të bëjë një transformim akoma edhe më të madh. Kemi mbaruar studimin për brezin. Kemi marrë vendimet përkatëse për mënyrën se si do të procedojmë dhe jemi në momentin e vendimmarrjes që lidhet me dokumentin e politikave që është në proces miratimi në Këshillin e Ministrave. Mendojmë që brenda këtij viti të shfaqim edhe operatorë që shfrytëzojnë brezin e OMTS”, tha Xhixho. Rritja e konkurrencës në tregun e telefonisë së lëvizshme në Shqipëri ka sjellë kursimin e 35 milionë euro nga klientët e kompanive celulare në vend gjatë vitit të kaluar.
Dyfishimi
Si pasojë e uljes së tarifave telefonike, AKEP konstaton dyfishim të thirrjeve dalëse mujore nga konsumatorët për 2009-ën, krahasuar me vitin paraardhës, nga mesatarisht 30 në 60 minuta. Aktualisht në Shqipëri janë mbi 4 milionë përdorues të telefonisë së lëvizshme, çka do të thotë se numri i përdoruesve është në raporte të njëjta me vendet e Bashkimit Evropian.