Nis klasifikimi i subjekteve prodhuese sipas standardeve të BE-së
16/03/2010 Specialistët e Inspektoratit të Ushqimit në çdo pikë prodhuese për certifikim
KORÇE- Tashmë të gjitha subjektet prodhuese do të jenë të klasifikuara sipas procedurave të Bashkimit Evropian. Klasifikimi në fjalë do të realizohet nga specialistët e Inspektoratit të Sigurisë Ushqimore. Aktualisht kontrollet kanë nisur së pari, mbi subjektet (ndërmarrjet) e prodhimeve shtazore, kryesisht të prodhimit të mishit dhe të bulmetit, ndërsa më pas puna do të vijojë edhe në subjektet e tjera prodhuese. Çdo subjekt do të jetë i detyruar të përmbushë kërkesat e Bashkimit Evropian. Këto procedura, përveç cilësisë së prodhimeve, parashikojnë edhe disa aspekte të tjera, siç janë: pajisja me etiketa, licencimi i biznesit të vogël dhe të madh dhe nga kush do të ushtrohet kontrolli mbi ta etj. Inspektorati Ushqimor duket se tashmë e në vijim do të ketë një rol më të madh në kontrollet që ushtrohen prej tij. Burime pranë Inspektoratit të Sigurisë Ushqimore për rajonin e Korçës bënë të ditur se tashmë ky inspektorat, bazuar në Vendimet e Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit (MBUMK) dhe në kërkesat e BE-së për Shqipërinë ka nisur kontrollet në të katër rrethet e këtij qarku: në Korçë, Pogradec, Kolonjë dhe Devoll. Kontrollet po kryhen mbi ndërmarrjet e prodhimeve shtazore. Ato kanë për qëllim që të gjitha ndërmarrjet dhe bizneset të jenë në nivelin e kërkuar nga BE-ja. Nëse deri më sot, bazuar mbi Vendimet e Qeverisë dhe Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, bizneset që kanë etiketa, nuk do t’i bëjnë më ato në MBUMK, por pranë zyrave të Inspektoratit të Sigurisë Ushqimore. Ndërkaq licencimi i bizneseve do të vijojë të realizohet pranë Qendrave Kombëtare të Licencimit (QKL), qofshin këto edhe për subjektet prodhuese të ushqimit, por kontrolli do të kryhet nga Inspektorati i Sigurisë Ushqimore. Të njëjtat burime, në lidhje me klasifikimin e subjekteve prodhuese, bënë të ditur gjithashtu se biznesi i vogël, i cili paguan taksat dhe tatimet pranë bashkive apo komunave do të regjistrohet dhe do të inspektohen nga specialistët e Inspektoratit të Sigurisë Ushqimore, ndërsa bizneset e mesme dhe të mëdha do të licencohen nga Qendra Kombëtare e Licencimit. Gjatë kontrolleve të ushtruara deri më tani, janë gjetur edhe produkte jashtë standardeve, të cilat janë nxjerrë jashtë përdorimit, por që siç theksuan burimet problemet e evidentuara deri më sot nuk kanë qenë të mëdha. Gjithsesi pas përfundimit të kontrolleve në subjektet e prodhimit të mishit dhe bulmetit, ato do të shtrihen në të gjitha subjektet e tjera, pa përjashtim, ndërsa në fund të këtij procesi do të kemi një klasifikim real mbi këto subjektet prodhuese e mbi të gjitha sipas kërkesave të Bashkimit Evropian.