Cenga: Vrasja e djalit ne dore te drejtesise
PESHKOPI - I akuzuar, Ylli Cenga, nuk ka pranuar se ka tentuar te vrase njeri, aq me teper Jetmir Xhedikun, dajen e vrasesit te djalit te tij. Kete e konfirmojne per gazeten "KJ" burime prane grupit hetimor ne Drejtorine e Policise se Dibres dhe Prokurorise, te cilet kane marre ne pyetje babane e Bekim Cenges, 10-vjecarit te masakruar nga Shpetim Ziza. Nderkohe pas marrjes ne pyetje, grupit te hetimit ka kerkuar prova materiale per Ylli Cengen, i akuzuar per tentative vrasje te shtetasit Jetmir Xhediku. Sipas policise, telefonatat e qytetareve qe kane njoftuar policine per krisma armesh ne lagjen Kamen, nuk mjaftojne per akuzen ne fjale. Konkretisht prova me e forte per te gozhduar Cengen mbetet te jete arma me te cilen u tentua te realizohej krimi, por ajo ende nuk ka rene ne duar te policise. Kjo e fundit pretendon se Ylli Cenga ka arritur te fshehe armen e krimit perpara se te mberrinte policia ne lagje ku edhe beri arrestimin e tij. Nga ana e tij Ylli Cenga ka kembengulur se nuk ka pasur pistolete ne dore dhe se nuk eshte ai autor i krismave ne Kamen, por ngjarja eshte e stisur nga individe qe duan ta shohin ate prapa hekurave per te mos pasur mundesi te kerkoje zbardhjen e se vertetes, pasi sipas tij familja Cenga gjithnje ka pretenduar se autori i vrasjes Shpetim Ziza, nuk ka qene i vetem ne ate krim. Burimet zyrtare prane policise bejne te ditur se strukturat e antikrimit te Drejtorise se Policise se Qarkut Diber, jane hedhur ne aksion per gjetjen e pistoletes me te cilen pretendohet se eshte qelluar tre here ne drejtim te makines ne te cilen ndodhej shtetasi Jetmir Xhediku, i cili ka deklaruar ne polici se eshte qelluar tre here nga Ylli Cenga, ku ka pasur dhe deshmitare banoret e lagjes, por ai nuk ka dhene asnje detaj tjeter me shume se sa deklarimi fillestar.
Ylli Cenga nder te tjera gjate hetimit ka kembengulur se Jetmir Xhedikun e ka komshi, dhe dyqanet e tij ndodheshin prane baneses ku ai jeton, por ne asnje rast nuk ka tentuar te vrase njeri. Krimin ndaj djalit te tij, ja ka lene drejtesise, dhe nuk mund te hakmerrej ndaj dajave, kur vrasesi Shpetim Ziza, ka te aferm te tjere te familjes te cilet mund te pagujane gjakun per vrasjen e femijes 10 vjecarit.
Famija Xhediku prej vitesh jeton ne lagjen Kamen, shume prane baneses se Ylli Cenges. Madje edhe autori i vrasjes Shpetim Zisa rrinte shpesh tek dajat e tij, nderkohe qe menjehere pas ngjarjes se rende, kur u mesua se autor i vrasjes ishte Shpetim Zisa, te gjithe dajot e tij u larguan nga lagjia Kamen, duke mbyllur per disa kohe edhe dyqanet qe kane ne pronesi, perballe pallatit ku jeton familja Cenga.