E Diel, 1 Nëntor 2026

Rigjykimi kunder Haradinaj nisi sot ne Hage

Ka rinisur sot në Gjykatën e Hagës rigjykimi kundër ish kryeminstrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe dy bashkëluftëtarëve të tij Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj. Seanca ka vijuar me deponimin e dëshmitarëve të thirrur.

Rigjykimi i ish- kryeministrit Ramush Haradinaj dhe dy të akuzuarve të tjerë Idriz Balaj dhe Lahi Brahimaj ka nisur më 18 gusht.

Ish- komandanti i UÇK-së në Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj ishte shpallur i pafajshëm nga 37 akuzat për krime lufte.

Pafajësia e tij u shpall më 3 prill të vitit 2008 nga trupi gjykues.

Por ndaj Haradinajt, Brahimajt e Balajt, me kërkesë të prokurorisë së Tribunalit, Gjykata ka ngritur kallëzim penal për gjykim të pjesshëm.
Haradinaj, Brahimaj dhe Balaj gjykohen në Hagë për herë të dytë, gjë që nuk ka ndodhur me asnjë rast tjetër në tribunalin e Hagës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›