E Shtunë, 31 Tetor 2026

Censusi, “AK” kërkon grisjen e pyetjeve për etninë dhe fenë

“Aleanca Kuqezi” u ka bërë apel qytetarëve që në asnjë mënyrë të mos u përgjigjen pyetjeve lidhur me etninë dhe fenë, pasi sipas tyre diçka e tillë u jep zë pretendimeve greke dhe çon të tensione mes komuniteteve fetare.

 “Të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Grisni pyetjet për etninë dhe fenë në formular. Berati është shembull i bashkëjetesës ndërfetare”, kanë deklaruar përfaqësues të saj nga një tubim në qytetin e Beratit.

Gjykata Kushtetuese shfuqizoi katër nenet e ligjit për Gjendjen Civile për përcaktimin e elementit të Kombësisë dhe mënyrës së ndryshimit të saj./Start/

                                                                                             2011-09-25 08:36
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›