E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cështja e emrit, Lambrinidis: Greqi Do të lërë pas të kaluarën

NEW YORK- Ministri i Jashtëm grek, Stavros Lambrinidis, duke folur në lidhje me çështjen e emrit me Maqedoninë, ka deklaruar se nuk bëhet fjalë vetëm për emrin e vendit, por edhe për përpjekjet e Greqsë që të lërë pas të kaluarën.

“Përpjekjet e sinqerta të Greqisë që një regjion i brishtë, tentimet për rishkrim të historisë dhe ndryshimit të kufijve t’i lë pas”,- thekson ministri grek.

Shefi i diplomacisë greke tha se vizioni grek për Ballkanin është që të jetë vend i paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit, gjë që është komponentë kyçe e perspektivës evropiane të shtetit grek, raporton Zhurnal.

Ministri grek në fjalimin e tij në temën për Ballkanin theksoi se çështja e Kosovës është një pengesë seriozë për konsolidimin e paqes dhe sigurisë në Ballkan, ndërsa është shprehur optimist për përparimin në bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›