Temperaturat e larta, rreth 12 mijë raste në javë me viroza
TIRANË-Temperaturat e motit vazhdojnë të ruajnë vlera të larta në të gjithë vendin.
Në kushtet e këtyre temperaturave, mjekët vazhdojnë të apelojnë për të gjithë qytetarët të tregohen të kujdesshëm nga ndikimi i tyre në shëndet.
Sipas të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik, në të gjithë vendin janë regjistruar rreth 12 mijë raste me simptoma të stinës, të infeksioneve respiratore të sipërme e të poshtme, diarre, etj.
Shumica e rasteve, sipas të dhënëve, janë të infeksioneve respiratore të sipërme dhe të poshtme, bëhet e ditur nga të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik, sipas të cilit numërohen rreth 7900 të tilla në të gjithë vendin.
Trendi i rasteve me simptoma respiratore paraqitet me ulje krahasuar me javën paraardhëse, por është më i ulët se me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndërkohë, mbi 4 mijë raste janë diarre me gjak dhe ethe të pashpjegueshme, numër ky në total më i ulët se vitin e kaluar.
Nën ndikimin e temperaturave të larta, mjekët këshillojnë të tregohet kujdes. Është i rekomandueshëm konsumimi i deri 2 litrave ujë në ditë dhe jo pijeve alkoolike. Nga ana tjetër mjekët thonë se, edhe pse temperaturat kanë rënë me pak gradë, sërish ato mbeten të larta dhe duhet të evitohen lëvizjet dhe aktivitetet fizike intensive në orët e pikut, sidomos nga të moshuarit.
Kujdes duhet treguar edhe me konsumimin e ushqimeve, në mënyrë që të jenë të kontrolluara dhe sa më të freskëta. Për parandalimin e infeksioneve, veçanërisht helmimeve ushqimore, dhe virozave janë konsumimi i ujit të sigurtë, larja e vazhdueshme e duarve, ruajtja e ushqimeve në frigorifer apo në vende të freskëta, konsumim i freskët i ushqimeve, sidomos atyre me përmbajtje bulmetrash, vezësh, mishi (qumështi, vezët, akulloret, majoneza, mishi i pulës, peshku, etj).
(d.b/ATSH/BalkanWeb)