E Diel, 1 Nëntor 2026

METE nis procedurat e revokimit të lejes për 55 shoqëri minerare

TIRANË- Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës vendosi sot nisjen e procedurave për revokimin e lejeve minerare për 55 shoqëri që janë të pajisura me leje minerare në vendin tonë.

Sipas një njoftimi për mediat METE bën me dije se vendimi i ministrit Nasip Naço erdhi pas kontrolleve të vazhdueshme mbi subjeketet minerare nga ana e Agjencisë Kombëtare të Burimeve , ku ka rezultuar se një numër i madh subjekesh minerare nuk përmbushnin detyrimet ligjore.

“Kontrollet e kryera kanë verifikuar se, shumë prej subjekteve minerare për të cilat kanë nisur procedurat e revokimit të lejeve minerare nuk kanë punuar dhe nuk punojnë, si dhe nuk kanë paraqitur programin vjetor të aktivitetit për vitin 2011, si dhe për vitet paraardhëse”,- thuhet në njoftimin e METE.

METE sqaron se shoqëritë minerare janë njëfotuar për një vendim të tillë tashmë dhe brenda nja afati prej 30 ditësh nga marrja e vendmit ministri i Ekonomisë vendos për revokimin e lejes minerare.

“Në njoftimet përkatëse që iu janë dërguar shoqërive minerare, këto të fundit vihen në dijeni për mosplotësimin e detyrimeve ligjore, si mos realizimin e detyrimeve sipas neneve 56,57 dhe 59 të Ligjit Minerar Shqiptar nr.7796, datë 17.02.1994, i shtuar dhe i amenduar, apo mos realizimin e detyrimeve sipas nenit 25 të ligjit nr.10304, datë 15.07.2010 Për Sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë,- përfundon njoftimi i METE.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›