Censusi Gruevski vizite private ne Golloborde
Kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski ka zhvilluar gjate dites se djeshme nje vizite private ne zonen e Gollobordes ne rrethin e Bulqizes ku eshte takuar me banore te minoritetit maqedonas te kesaj zone. Ka qene ora 01.30 minuta kur Kryeministri Gruevski ka zbritur ne fshatin Trebisht qender e kesaj komune ku eshte pritur nga nje numer i vogel banoresh qe pretendojne se i perkasin etnise maqedonase. Ne kete pritje nga autoritetet shteterore ka marre pjese Prefekti i Qarkut te Dibres Genci Sharku nenprefekti i rrethit te Bulqizes Hamit Dervishi si dhe kryetari i Komunes se Trebishtit Fitim Balla. Nderkohe ne pritje ka marre pjese edhe organizatori i realizimit te kesaj vizite kryetari i Partise e Ardhmja Maqedonase per zonen e Gollobordes Edmond Osmani ish-kandidat garues per kryetar te kesaj komune per Partine Socialiste ne zgjedhjet lokale te 8 majit ku humbi me 8 vota diference ndaj kryetarit aktual te kesaj komune qe garoi per koalicionin e Ardhmja per Qytetarin Fitim Balla. Fillimisht Kryeministri Gruevski u takua me disa femije kopshti qe kenduan kenge para tij ne gjuhen maqedonase. Pastaj Kryeministri maqedonas ka mbajtur nje fjale te shkurter para 10-15 te pranishmeve ne ambientin e nje lokali ku kane marre pjese edhe autoritetet lokale pjesemarrese ne kete vizite per te perfunduar me nje pershendetje per te gjithe pjesemarresit qe ndodheshin ne sheshin e ketij fshati. Edhe pse ishte nje vizite jozyrtare dhe pa nje axhende te caktuar duket se ajo realizohej ne kuader te censusit te popullsise per te inkurajuar regjistrimin ne kombesine maqedonase ku partite pro maqedonase qe veprojne ne kete zone pretendojne per nje numer te madh banoresh minoritare maqedonas. Kjo binte ne sy nga nje mbishkrim me shkronja te medha e vendosur ne sfond te sheshit ku dhe u prit Kryeministri ku ne gjuhen maqedonase thuhej se shtetesia maqedonase nuk shitet. Por sidoqofte vizita e Kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski duket se nuk ishte ne kohen e duhur pasi censusi ne kete zone ka perfunduar vetem para pak diteve.