E Diel, 1 Nëntor 2026

Idrizi Deklaroni ne formular qe jeni shqiptare

PDIU takim ne Berat fushate sensibiluzese per censusin

BERAT- Partia per Drejtesi Integrim dhe Unitet ka zhvilluar nje takim me simpatizantet e saj ne qytetin e Beratit ku kreu i saj Shpetim Idrizi ne fjalen e tij u beri thirrje qytetareve te Beratit qe te pohojne ne regjistrimin e censusit duke mos denjuar te deklarojne se jane shqiptare. Takimi eshte zhvilluar gjate mbremjes se djeshme ne ambientet e pallatit te kultures Margarita Tutulani me pjesemarrjen e simpatizanteve te kesaj partie. Kryetari i PDIU-se Shpetim Idrizi ne fjalen e tij perpara qytetareve te Beratit eshte shprehur se ka ardhur koha qe te deklarojme shtetesine dhe te ndihemi krenare. Nese censusi shkon ashtu si duhet rruga drejt Bashkimit Europian do te ishte akoma me e veshtire e shtruar me koncesione te medha ne favor te interesave te vendeve fqinje. PDIU do te mbetet sot dhe neser nje lloj vigjilence ne mbrojtje te interesit kombetar tha Idrizi. Populli shqiptar dhe ne votimin e fundit dhe ketu ne Berat na e dha besimin pikerisht per qartesimin e linjes sone politike kombetare dhe per aftesine tone per te vepruar nepermjet institucioneve dhe per te arritur rezultate pohoi ai. Ne do ta shperblejme ne menyren me te mire besimin popullor qe morem ne zgjedhjet e fundit. Nje pjese e mire e kesaj mbeshtetjeje vinte nga komuniteti i shqiptareve te amerise. Ne kuptojme me se miri ate qe po bejme sepse ne nuk pranuam te nderronim kombin fene dhe prandaj u masakruam nga kombet tona ne e kuptojme ate qe duhet bere dhe nuk duhet te levizim nga pozicionet tona tha kreu i kesaj partie. Ne shqiptaret e amerise e kuptojme dhe e kemi provuar mbi kurrizin tone prandaj une dua ti bej nje thirrje gjithe popullit te Beratit dhe gjithe Shqiperise mos harroni origjinen e vertete mos e shisni integritetin kombetar mos e shkelni Amanetin e te pareve. Dilni dhe deklarohuni shqiptare ne regjistrim sepse ne te gjithe jemi krenar qe jemi shqiptare perfundoi ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›