E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ministri Naco HEC-et 15 kompani fantazme

Jane dhene 280 koncesione dhe 12 parqe eolike per energjine

Ministri i Energjetikes Nasip Naco kohe me pare pati deklaruar se me dhenien e koncesioneve ka pasur shume probleme. Ai nxori se 15 kompani rezultojne te jene fantazme. Krahas vullnetit te palekundur per stimulimin e ketij potenciali bashkepunimi mes kompanive lokale dhe nderkombetare ne ndertimin e ketyre hidrocentraleve do te jem po aq i vendosur ne respektimin rigoroz te kontratave koncesionare qofte edhe ne zgjidhjen e kontrates per disa subjekte sic i kemi identifikuar tashme rreth 10-15 raste flagrante tha ministri gjate nje seminari te organizuar kohe me pare nga IFC. Nga 280 te tilla te propozuar per tu ndertuar nga biznesi vendas dhe ai i huaj Ministria e Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes ka evidentuar edhe disa kompani problematike ndaj te cilave ka premtuar marrje sanksionesh te rrepta. Nga 280 te tilla te propozuar per tu ndertuar nga biznesi vendas dhe ai i huaj Ministria e Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes ka evidentuar edhe disa kompani problematike ndaj te cilave ka premtuar marrje sanksionesh te rrepta. Nuk mund te tolerojme qe keto investime dhe projekte me rendesi kombetare te mbeten peng i disa kompanive fantazme sic po na rezultojne ne disa raste jane kthyer ne seksere ne dyert e kesaj ministrie per te shitur kontraten koncesionare ne dhjetera apo ne qindra mijera euro u shpreh Naco. Ai theksoi se nga ana e ministrise qe ai drejton nuk do te tolerohet qe nga rreth 98 koncesione te marra vitet e fundit disa prej tyre te mbeten vetem ne leter ne kohen qe ka nje mori kompanish serioze vendase dhe te huaja te cilat jane gati te investojne kapitalin e tyre per te perfunduar keto projekte dhe shtuar kapacitetet gjeneruese energjetike ne vend. Ne lidhje me kete ceshtje edhe Kryeministri Sali Berisha pati deklaruar se nese firmat koncesionare nuk zbatojne kontraten koncesionare per HEC-et do tu merren projektet. Paralelisht me koncesionin e hidrocentraleve sektorit energjetik do ti shtohet edhe prodhimi i energjise nga era. Ne vendin tone aktualisht jane dhene leje per ndertimin e 12 parqeve eolike ne disa zona te ndryshme te Shqiperise si ne Pogradec apo ne Vlore. Ministri i Ekonomise Nasip Naco deklaroi gjate workshop-it te organizuar nga IFC-ja se keto parqe kane nje rendesi gjithashtu te vecante pasi nga 12 te tilla qe do te ndertohen fuqia e instaluar do te jete 1600 M kurse fuqia e instaluar nga 280 hidrocentralet eshte ne nivelin 1300 MW.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›