Censusi i politizuar flet Bollano ish-kreu i INSTAT

Ish-drejtori i përgjithshëm i statistikave në vitin 1989, Priamo Bollano, i njohur ndryshe si njeriu që drejtoi censusin e fundit në regjimin komunist thotë për "AS" se procesi i censusit në Shqipëri është politizuar shumë. Sipas tij, në censusin e 21 viteve më parë, rezultoi se 98% e popullsisë ishte shqiptare dhe vetëm 2% i përkiste minoriteteve.
Bollano pretendon se në përfundim të regjistrimit të popullsisë dhe banesave numri i minortiteve në Shqipëri nuk do të kalojë shifrën 11%. Relativisht, kjo një shifër e madhe, po të marrësh parasysh të dhënat e vitit 1989 dhe 2001, por që përkon gjithashtu edhe me orekset e qarqeve të caktuara për shtim artificial të pakicave kombëtare në Shqipëri.
"Për mendimin tim lidhur me censusin e popullsisë shumë është politizuar dhe nuk e shoh të arsyeshme, domethënë nuk shoh ndonjë element substancial që të politizohet kaq shumë, ose të kihet edhe frikë nga mosdeklarimi i të dhënave. Nuk do të dalë më shumë 10-11 % pakica kombëtare në Shqipëri", tha Bollano.
Por a shërbejnë pensionet greke për shtimin artificial të pakicave kombëtare në Shqipëri? Bollano thotë se numri i përfituesve të pensioneve greke është rreth 20 mijë, dhe sipas tij, çështja e pensioneve shërben për të krijuar një lob apo një frikë sesa një shifër ekzakte.
"Marrim problemin e pensioneve. Marrin jo më shumë se 20 mijë persona. Edhe sikur të marrim popullsinë greke që ka dalë pas '89-ës, 20 mijë persona është 1/3", theksoi ai.
Ballafaqimin e të dhënave nga formularët e censusit me regjistrin e gjëndjes civile dhe vendosjen e gjobave, Bollano e konsideron si diçka të gabuar. Statistikat sipas tij janë konfidenciale dhe gjobat krijojnë frikë në komunitet.
Erjon Ajazi
Azhornuar së fundi ( e diel , 09 tetor 2011 )