Kriza në Greqi,sot takim Merkel-Sarkozy në Berlin
BRUKSEL- Me interes të madh pritet në Greqi takimin mes kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Sarkozi sot në Berlin, ku do të diskutohet kriza e borxheve në Eurozonë, dhe kryesisht cështja e trajtimit të borxhit grek.
Takimi që do të zhvillohet sot në Berlin, cilësohet si kyç në përshpejtimin e projektit që synon përballimin e krizës së borxhit në Evropë.
Dje për të njëjtën temë, presidenti francez u takua me Drejtoreshën e Përgjithshëm të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Christine Lagarde në Paris. Presidenca franceze njoftoi se qëllimi i bisedimeve ishte "për t'u përgatitur për Samitin e G20 në Kanë më 3 dhe 4 nëntor si dhe situata në eurozonë."
Ndërkohë udhëheqësit e eurozonës të vazhdojnë të kenë konsultime intensive për një rikapitalizim të bankave në BE me qëllim përballimin e rrezikut të transmetimit të krizës së borxheve.
(m.a/BalkanWeb)