E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në Kukës e Librazhd malet mbulohen me deborën e parë

TIRANË- Ftohet moti. Malet e Kukësit dhe të Librazhdit janë mbuluar sot nga reshjet e para të dëborës, ndërkohë që gjithë territori i vendit është përfshirë nga reshjet e shiut.

Pas 4 muajsh thatësire, reshjet e para të shiut që kanë nisur në zonën verilindore u shoqëruan sot edhe me reshjet e para të dëborës në lartësinë e mbi 1500 metrave mbi nivelin e detit në malet e qarkut të Kukësit. Trashësia e dëborës arrin deri në 10 centimetra, por ato nuk kanë krijuar asnjë problem, pasi janë shfaqur shumë larg qendrave të banuara.

"Reshjet e dëndura të shiut që nisën një ditë më parë nuk kanë shkaktuar asnjë shqetësim ndër akset rrugore, tha sot, drejtori i ndërmarrjes së mirëmbajtjes së rrugëve Arben Basha.

Ndërkaq dëbora që ka nisur që në orët e para të mëngjesit edhe në malin e Shebenikut si dhe Fushë Studën të komunës Stëblevë, ka mbuluar rreth 5 centimetra të gjithë zonën, ndërsa qyteti i Elbasanit për më se 12 orë u përfshi nga reshje të dendura shiu.

Lajmin e bën të ditur shefi i shtabit të emergjencave civile, Mustafa Arapi i cili tha për se, "në orët e para të mëngjesit, Mali i lartë Shebenikut, Fushë Studën dhe Dragostunja e Librazhdit janë mbuluar rreth 5 centimetra me dëborë, por fatmirësisht pa shkaktuar probleme".
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›