Operatorët turistikë kërkojnë pagesa me dhrahmi në Kretë
ATHINE-Kriza financiare dhe situata politike që sa vjen e përkeqësohet në Greqi, po i shfaq gjithnjë e më dukshëm ndikimet në biznes e vecanërisht në atë të turizmit, që është një nga sektorët më të zhvilluar dhe më fitimprurës në vend.
Shoqëria e turizmit, TUI u ka dërguar një letër hotelierëve në Kretë, ku iu kërkon të parashikojnë në kontrata, pagesat në dhrahmi.
Hotelierët të Kretës e karakterizojnë "groteske" letrën e TUI dhe “të papranueshëm” qëndrimin e kompanisë gjigande, për të parashikuar në kontratat pagesën me dhrahmi, sepse sipas tyre, vendi nuk do dalë nga Euro.
Presidenti i Shoqatës së Menaxherëve të Hoteleve të Kretës tha se një kërkesë e tillë nuk mund të pranohet nga askush, pasi vështirësitë do të kalojnë dhe viti 2012 do të jetë një vit më i mirë për turizmin.
(d.b/BalkanWeb)