Censusi nis sot, Pollo: T'i lëmë thirrjet e tepruara
TIRANE- I shumëdebatuar për shkak të kundërshtimeve që hasi, por qeveria është e vendosur që sot të nisë procesin e regjistrimit të popullsisë në mbarë vendin.
Edhe pse 1 tetori i takon ditë e shtunë, pra ditë pushimi zyrtar për administratën, 15.000 regjistruesit zyrtarë, të trajnuar nga Instituti i Statistikave, do të trokasin në dyert e shqiptarëve për të filluar procesin e regjistrimit. Procesi do të zgjasë deri më 21 tetor.
Ndërsa ministri i Inovacionit, njëkohësisht kryetrari i Komisionit Qendror të Censusit, Genc Pollo i bëri dje apel qytetarëve të marrin pjesë në këtë proces duke i kërkuar qytetarëve të anashkalojnë thirrjet kundër këtij procesi.
Është rasti për të theksuar rëndësinë e këtij procesi, dhe të dhënave që do mblidhen për të njohur dhe për të ndërtuar politikat dhe marrë vendimet tona në nivel qeveria vendore, lokale. I bëj apel të gjithë qytetarëve, për të dhënë informatat e veta duke dhënë një kontribut për vendin familjen, në mënyrë që tëkemi rezultate të sakta, të besueshme, pasi në të gjitha nivelet e vendimmarrjes do të kemi një mundësi më shumë dhe një instrument më shumë për të përmirësuar jetën tonë.”- deklaroi Pollo.
“Nëse kemi patur një debat dhe disa thirrje të tepruara, sot është momenti t’i lëmë pas këto çasje e të bashkëpunojmë të tërë në këtë proces madhor. Kërkoj bashkëpunim nga të gjithë sepse është një detyrim dhe një kontribut që gjithsecili jep për veten e tij” - nënvizoi më tej ministri i Inovacionit.
Censusi i cili llogaritet i 11-ti pas shpalljes së pavarësisë, do të kushtojë 14 milionë euro. Ndërsa 1 milion lekë të vjetra është gjoba për të gjithë ata që mashtrojnë me të dhënat personale apo refuzojnë plotësimin e formularit. Një familjar mund të përgjigjet dhe për të tjetër nëse ata nuk ndodhen në shtëpi. 2 pyetjet e fundit, ato për fenë dhe etninë, janë fakultative dhe në rast se 5 % e shqiptarëve refuzojnë t’i përgjigjen, nuk mund të të merren në konsideratë dhe si rrjedhojë nuk përfshihen në rezultatin final.
(d.b/s.g/BalkanWeb) Lidhje te tjera Dule: Censusi nuk zgjidh problemet e minoriteteve, i shton ato Maqedoni, regjistrimi i popullsisë para dështimit Beogradi paralajmëron regjistrim e popullsisë serbe dhe në Kosovë VIDEO: Cencusi, Pollo: T'i lëmë thirrjet e tepruara, qytetarët të japin të dhënat