E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stefanovic pinte duhan në flakët e Jarinjës

PRISHTINE- Xhirimet nga kamerat tashmë të shkatërruara në Jarinje nxjerrin identitetin e atyre që morën pjesë në shkatërrimin e saj. Serbët, që ndër të tjera i vunë flakën Portës 1, duket se kanë qenë në dijeni se çfarë mund të zbulojnë këto kamera, prandaj gjëja e parë që kanë bërë ka qenë shkatërrimi i tyre.
Përgjegjësit e Doganave të Kosovës, të cilët me një kamerë të veçantë kanë xhiruar gjatë gjithë kohës pamjet që kanë ardhur “live” në 16 monitorët e kamerave të sigurisë në Prishtinë.

Në materialin e ruajtur jo rrallë herë shihet edhe udhëheqësi i delegacionit serb në dialogun me Kosovën, Borislav Stefanovic. Ai endej shumë lirshëm - herë në njërën anë të kufirit, e herë në anën tjetrën - derisa forcat polake të KFOR-it e kishin braktisur Portën 1. Në fakt nga pmajet, polakët e NATO-s shihen mbi një kodër, ndërsa i vetmi që iu bënte kohë pas kohe shoqëri për të tymosur një cigare - ishte Stefanovic,

I gjithë materiali tashmë i është dorëzuar Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe ekipit të përbashkët që po zhvillon hetimet për këtë çështje.

E përditshmja “Zeri’ shkruan se e ka siguruar materialin filmik i cili ka rrjedhur jashtë zyrave të ekipit hetues.
këto pamje thuhet se verifikojnë përfshirjen e shtetit serb në shkatërrimin e pikës kufitare.

E para që mund të thuhet është se të gjithë serbëve të përfshirë u shihen qartë fytyrat, pak minuta para se t’i mbulonin me bluzat e hequra nga trupi.

Një nga çështjet më të rëndësishme që zbulon materiali filmik janë automjetet me të cilat janë dërguar serbët deri te Porta 1. Serbët përgjegjës për këtë akt, deri në Jarinje kanë arritur me tre autobusë. Dy autobusë kanë sjellë serbët në Jarinje nga brendia e territorit kosovar dhe një tjetër ka ardhur nga Serbia. Autobusët që kanë sjellë në mënyrë të organizuar serbët piromanë, u takojnë kompanisë shtetërore serbe, “Lasta”.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›