E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri i jashtëm maqedonas të hënën në Tiranë

TIRANE- Ministri i Jashtëm i Republikës së Maqedonisë, Nikola Poposki do të zhvillojë të hënën një vizitë zyrtare në Shqipëri me ftesë të zv/kryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm, Edmond Haxhinasto.

Sipas një njoftimi për shtyp nga MPJ, në programin e vizitës së zyrtarit maqedonas, përveç bisedimeve zyrtare ndërmjet dy ministrave të Jashtëm, janë parashikuar dhe takime të z.Poposki dhe me kryeministrin Sali Berisha, kryetaren e parlamentit, Jozefina Topalli dhe me Presidentin e Republikës, Bamir Topi.
(s.g/atsh/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›