E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza në Greqi, Sarkozi ndihmon Papandreun

(I përditësuar)-Kreu i Francës Nikolas Sarkozi ofroi mbështetjen e vendit të tij për Greqinë gjatë një takimi në Paris më me kryeministrin grek Jorgos Papandreu. Sipas presidentit francez dështimi i Greqisë do të ishte dështimi i të gjithë Evropës.

Ndërkohë Kryeministri grek zhvilloi dje një ditë të gjatë bisedimesh me liderët e BE-se lidhur me këstin e radhës që Greqisë i nevojitet për të evituar falimentimin.

Papandreu theksoi se Athina është e hapur që të presë vëzhguesit Evropianë dhe të vendeve të tjera për të parë sakrificat që po bëhen për të ndryshuar Greqinë. Kreu u qeverisë greke zhvilloi gjithashtu dhe një takimi me kreun e Këshillit Evropian Herman Van Rompuy.

*****

Kriza greke, Papandreu takon Sarkozin

Ashtu siç ishte deklaruar nga mediat kryeministri grek Jorgo Papandreu pritet të takojë sot në Paris presidentin francez Nikolas Sarkozi. Këtë lajm e bëri të ditur agjencia e lajmeve Reuters, ndërsa theksohet se vizita e kryeministri Papandreu në Paris bëhet vetëm për një qëllim sigurimin e Francës në lidhje me reformat që Greqia po bënë për të merituar ndihmën financiare.

Nga ana tjetër Rojters thekson gjithashtu një deklaratë të ministrit gjerman të Financave sipas të cilit “vetëm në qoftë se plotësohen kushtet e Treshes, do të lëvrohet kësti ardhshëm në Greqi”. Schauble tha se vendimi për këstin e ardhshëm do të merret nga Eurogroupi më 13 tetor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›