E Diel, 1 Nëntor 2026

Central me qymyr? Sille në ShqipëriNga TemaCentral me qymyr? Shqipëria e pret me krahëhapur. Duket se tashmë të gjitha kompanitë e huaja perëndimore, të cilave nuk u lejohet të ndërtojnë të tilla në Perëndim, hedhin sytë nga Shqipëria. Lajmi se këtu

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Central me qymyr? Sille në ShqipëriNga Tema

Central me qymyr? Shqipëria e pret me krahëhapur. Duket se tashmë të gjitha kompanitë e huaja perëndimore, të cilave nuk u lejohet të ndërtojnë të tilla në Perëndim, hedhin sytë nga Shqipëria. Lajmi se këtu ka shpërthyer revolucioni industrial, ka marrë dhenë.

Kështu, një deputet i gjelbër zviceran, duke shkruar për ticinonews.ch, bën të ditur se një kompanie të njohur të vendit të tij po i bëhet jeta shumë e vështirë me një projekt për ndërtimin e një centrali me qymyr në Gjermani.

Francesco Maggi shkruan se AET kishte në plan të bënte një investim kolosal për të ndërtuar një central me qymyr në Luenen, në Gjermani, në landin e Nordrajn - Vestfalisë. Por, pas zgjedhjeve të fundit politike, opozitarët e këtij centrali kanë ardhur në pushtet dhe situata duket e zezë për ta. Si për të mos mjaftuar kjo, shkruan Maggi, në këtë vend edhe gjykata ka marrë një vendim kundër kompanisë, duke saktësuar se ndërtimi do bëhet afër zonave të banuara dhe se nuk është bërë një vlerësim i dëmit në ambient, si dhe ndotjes akustike që shkakton ky central. Kur mendon se bëhet fjalë për një nga landet më të industrializuara në Gjermani, që refuzon një central të tillë, që do ishte ndër më të mëdhenjtë në Gjermani, mendja të shkon te turizmi i Shqipërisë së vogël. Deputeti Maggi thotë se, përveç të tjerave, investimi i AET përbën një rrezik financiar. Edhe pse ai nuk ka sqaruar më tej idenë për ta zhvendosur projektin në Shqipëri, mjafton fakti që ata e shohin Shqipërinë si një “kosh plehrash”, për të kuptuar revolucionin industrial të Berishës. Ky i fundit ka miratuar ndërtimin e një përbindëshi të tillë në zonën e Porto Romanos në Durrës. Ndërtime të tilla do kenë kosto të shumta në ambient, e mbi të gjitha nuk do kenë ndonjë përfitim të madh për Shqipërinë.

Ndërsa rreziku nga ndotjet e këtyre centraleve po bëhet gjithmonë e më i dukshëm, Reuters në një seri artikujsh para disa ditësh sugjeronte se rajoni duhet të nisë sa më shpejt ndërtimin e centraleve atomike, edhe pse ka një precedent të hidhur, siç është ai i Çernobilit.

Shqipëria ka një ide të hedhur për ndërtimin e një centrali të tillë në zonën e Shkodrës, që është kundërshtuar shumë ashpër nga fqinjët malazezë. Nga ana tjetër, Reuters bën të ditur se edhe kompania italiane, Enel, ka një plan konkret për të investuar në këtë drejtim në Shqipëri.

Paneli investigativ i Bankës Botërore, kritika për TEC-in e Vlorës

Paneli i Inspektimit i Bankës Botërore ka dorëzuar raportin e tij të investigimit për TEC-in e Vlorës. Mendohet që raporti të jetë mjaft kritik për qeverinë shqiptare. Pritet që zyra e Bankës Botërore të përfundojë së shpejti komentet e saj për këtë raport. Më pas do jetë Bordi i drejtorëve të Bankës Botërore në Uashington që do të marrë një vendim për TEC-in e Vlorës. Lajmin e dha Camille Nuamah, menaxhere e Bankës Botërore në Shqipëri në një takim me përfaqësues të Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Gjirit të Vlorës. Në takim merrte pjesë edhe një këshilltar dhe një konsulent i Bankës Botërore, të ardhur nga Uashingtoni si pjesë e ekipit të formulimit të raportit të menaxhmentit të Bankës Botërore. Nga pala shqiptare mori pjesë dhe koordinatorja e Bankwatch për Shqipërinë, zj. Anisa Xhitoni. Në këtë takim Aleanca për Vlorën i kërkoi Bankës Botërore të pranojë që TEC-i i Vlorës është një projekt i dështuar, për të cilin Banka Botërore ka përgjegjësinë e saj krahas qeverisë. “Kjo do të bënte që qeveria shqiptare të jetë e kujdesshme për aprovimin e veprave të tjera që mund të shkatërrojnë potencialet turistike të Gjirit të Vlorës dhe të gjithë vijës bregdetare shqiptare”, - thanë përfaqësuesit e kësaj aleance.

Aleanca për Vlorën premtoi se do të monitorojë me shumë kujdes gjithë ecurinë me TEC-in e Vlorës dhe planet e tjera në Gji të Vlorës dhe se do të riorganizojë protesta masive, nëse do të injorohet zëri i shoqërisë civile.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›