Rama: Berisha e Meta po sulmojnë PS, sepse nuk duan të jetë alternativë e batakut të tyreNga TemaKryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, tha dje se, marrëveshja mes PD dhe LSI për bashkëqeverisjen është kurorëzim i krimit elektoral. Rama tha se Beri
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Rama: Berisha e Meta po sulmojnë PS, sepse nuk duan të jetë alternativë e batakut të tyreNga TemaKryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, tha dje se, marrëveshja mes PD dhe LSI për bashkëqeverisjen është kurorëzim i krimit elektoral. Rama tha se Berisha dhe Meta kanë ndërmarrë një seri sulmesh ndaj PS, kësaj here me fuqi më të madhe mediatike me vete, pasi synojnë që ta zhbëjnë identitetin opozitar të saj.
“Pa dyshim që për Sali Berishën dhe Ilir Metën, Partia Socialiste mbetet dhe do të jetë përditë e më shumë një objekt agresioni verbal dhe sulmesh të koordinuara, me një fuqi mediatike që është vënë tashmë në dispozicion të këtij çifti të ri të politikës së vjetër, sepse ata duan që PS të bëhet pjesë e batakut të tyre dhe jo të jetë alternativë e këtij bataku. Ata flasin për lirinë e PS dhe në PS, ndërkohë që i pari, Sali Berisha, nuk u la shqiptarëve lirinë që të zgjedhin të patrysnuar dhe të pa-abuzuar nga fuqia e pushtetit dhe shtetit bashkë, ndërsa i dyti, Ilir Meta, ua mori votën shqiptarëve në emër të lirisë së marrë peng nga Sali Berisha dhe me ato vota në fakt kontribuoi që pengmarrja të vazhdojë, që projekti kërcënues i Sali Berishës për t’i dhënë fund çdo lirie konkurrence dhe për t’i dhënë fund çdo drejtësie të barabartë për të gjithë, të shkojë deri në fund”, - tha Rama.
Kryetari socialist tha se nuk do lejojnë një gjë të tillë. Me këtë rast ai dha edhe një përgjigje për qëndrimin e Komisionerit të BE për Zgjerimin, Olli Rehn, që tha se zgjedhjet ishin një hap përpara, por sërish kishin probleme.
“Ne nuk mund ta lejojmë këtë, sepse ne nuk luftuam për zgjedhje më të mira se të kaluarat, por për t’i dhënë fund asaj vazhde të shëmtuar zgjedhjesh të kërcënuara, trysnuara dhe abuzuara. Për t’iu dhënë shqiptarëve dinjitetin dhe lirinë që buron nga dinjiteti dhe liria e zgjedhjeve. Zgjedhjet e 28 qershorit nuk patën dinjitet dhe liri”, - tha Rama.
Sipas tij, Meta kreu të mërkurën veprën më shembullore të mashtrimit publik.
“Dje në sytë e të gjithë shqiptarëve e shqiptareve, u kurorëzua një maskaradë zgjedhore, e cila ka në themelin e saj krimin elektoral dhe ka për fytyrë të saj pazarin e hershëm dhe të paralajmëruar prej nesh të Sali Berishës me Ilir Metën, i cili besoj kreu veprën më shembullore të mashtrimit publik, duke marrë 83 mijë vota në emër të çlirimit të shqiptarëve nga Sali Berisha, dhe duke i përdorur ato vota për t’u ulur në prehrin e Sali Berishës”, - theksoi Rama.
“Unë sot dua të përsërit, jo vetëm që nga ky pazar dhe mbi themelet e kësaj maskarade zgjedhore nuk mund të lind asgjë tjetër, përveçse një qeverie, e cila do të thellojë krizën e demokracisë, krizën e shtetit të së drejtës, krizën ekonomike, por dua njëkohësisht të përsëris se ky është momenti për t’u bashkuar që të gjithë dhe për ta ribërë apelin në adresë të të gjithë atyre që sinqerisht e ndershmërisht besuan tek Ilir Meta, në emër të asaj çka ai premtoi, që të bëhej pjesë e familjes së madhe politike të Partisë Socialiste dhe aleatëve të saj. Është koha për t’u bërë të gjithë bashkë kundër kësaj krushqie të turpshme, sepse dasma e kryeplakut të politikës së vjetër me nusen e re të xhuvelizmit do t’iu kushtoj shumë Shqipërisë dhe shqiptarëve”, - vijoi më tej kryetari socialist.
Ai përsëriti sërish se krimi elektoral e ka bërë Kuvendin një institucion me legjitimitet të cunguar.
“Shqipëria dhe shqiptarët nuk kanë mundësi dhe mbi të gjitha arsye që të paguajnë vijimësisht, duke hyrë në borxhe edhe më të mëdha se këtu ku ka hyrë sot çdo familje shqiptare, për shkak të papërgjegjshmërisë së qeverisë, për një qeverisje që nuk mund të ofrojë asgjë, por që vetëm do të rritë në mënyrë eksponenciale fitimet dhe përfitimet e këtij grushti njerëzisht të bashkuar për të vijuar plaçkitjen e nisur të Shqipërisë.
Krimi elektoral e bën Kuvendin një institucion me legjitimet thellësisht të cunguar dhe qeverinë një nënprodukt të deformimit zgjedhor. Kurse mashtrimi publik i Ilir Metës, që u kurorëzua me marrëveshjen e tij të hapur me Sali Berishën, thellon krizën e rëndë të besimit të njerëzve te politika dhe e bën politikën të duket më shumë se kurrë një gënjeshtër tallëse me ata që zgjedhin”, - u shpreh drejtuesi i PS.