Sandri në hall me Fatmir MediunNga Antena brenda familjesSandrit iu rikthyen dje problemet me Fatmir Mediun. Ky i fundit ishte tërbuar nga publikimi i listës paraprake të qeverisë, e cila e kishte lënë atë, ose te Mjedisi, ose te Turizmi. I xhindosur
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Sandri në hall me Fatmir MediunNga Antena brenda familjesSandrit iu rikthyen dje problemet me Fatmir Mediun. Ky i fundit ishte tërbuar nga publikimi i listës paraprake të qeverisë, e cila e kishte lënë atë, ose te Mjedisi, ose te Turizmi. I xhindosur, Mediu zgjoi Sandrin që në mëngjes.
- O Sandër, se këta të PD janë të gjithë legenë, po ç’t’i bëj doktorit unë, se gjithë ata të tjerët b…q… janë. Unë gjallë në botë s’i pranoj ato që më kanë lënë. Pse, me kë tallen ata? Unë dua atë që më takon, s’dua më shumë. Unë u kam dhënë katër mandate atyre. Katër deputetë të PD kanë dalë nga votat e republikanëve. Unë mezi dola në Tiranë, se ashtu e bëri sistemin ai. Tani unë dua atë që më takon. Ato s’ia pranoj kurrë unë atij.
- Po të drejtë ke mo figurë, po ç’të të them unë? Fola me doktorin, ia thashë që Fatmiri na duhet, se na ka qëndruar gjithmonë. “E di, - më tha. - I kam shumë borxhe atij, - tha, - po do përpiqem ta gjej gjuhën.” Tani unë fola mbrëmë me të, fola dhe tani në mëngjes, do flas prapë pastaj, ç’të të them, unë dhe ai me ty jemi. Po dhe ai ka ca vështirësi, e kupton ti.
- Jo mo, unë e di që ai është, normal, po ma bën ajo Jozefina, ajo plehra, se s’ka faj ajo, e di unë ç’donte ajo. Se unë s’e kisha problem t’i prishja punë në Shkodër, se njoh gjithë ata çuna. Dhe këta çunat e Fierit që kam unë, gjithë lidhjet në Shkodër i kanë, dhe mund t’i prishnin punë, po unë i përmbajta. Se ata të PD janë ca b…q..., ke të drejtë ti, po ç’t’i bëj doktorit unë. Se ti e di mirë, ne kemi ndihmuar njëri-tjetrin. Unë s’ia kam prishur njeriut. Ça më kanë kërkuar, e s’ua kam dhënë? Ja, ti e di vetë. Më kërkove atëherë të merrje lekët e organizimit të paradës, t’i faturova mbi 200 mijë euro, sa ishin se s’i mbaj mend, pa bërë punë fare, vura ushtrinë t’i bënte, më kërkove reklamat, t’i dhashë të gjitha. Më kërkoi Fevziu repartin ushtarak, ia dhashë.
Unë s’ia kam prishur njeriut mo burrë, s’di ç’kanë me mua. Unë s’ia prish njeriut. S’di ç’kanë këta plehrat me mua...
- Po ç’të të them unë, të drejtë ke, unë dhe doktori dakord jemi, po shiko dhe ti ndonjë vend tjetër që s’prish punë.
- Vend tjetër? Po, normal, Ministrinë e Transporteve dhe Telekomunikacionit. Atë madje e kanë pas gjithmonë republikanët. Dhe në qeverinë e parë me Berishën, atë kishim. Dhe në qeverinë e vitit 1996, prapë atë na dha. Le të më japë atë, prapë s’jam kundër. Jo ta tallë bythën me mua, të më çojë te Xhuveli. Ça do pastroj unë, Gërdecin? Atë e kanë pastruar vetë ata.
- Të drejtë ke, ç’të të them unë, do flas prapë me doktorin, po shiko dhe ti vetë ndonjë mundësi tjetër, se kjo e rrugëve ka shumë kërkesa, se e do dhe Luli. Unë njëlloj e kam mo, si ty, si Lulin, po thashë shiko ndonjë tjetër që ta kemi më lehtë.
- Po ç’të shikoj, Bujqësia ka mbetur pas kësaj. Kë të çoj te Bujqësia unë? Pastaj do më fusë në telashe aty, se unë demek jam dhe me pronarët.
- Të drejtë ke, ç’të të them unë? Unë do flas dhe një herë me doktorin, po ti e di që dhe ai është në hall, se unë dhe ai dakord jemi me ty, po ata të tjerët...
- Ata janë ca plehra, po s’kanë faj. Ndaj e dua atë të Transporteve, se ai Sokol Olldashi ka bërë namin në Fier duke thënë: “Mos votoni republikanët!” Më thanë nja dy herë ata çunat: “Ça të bëjmë?” Po u thashë, rrini të qetë. Se këta të PD mburreshin se kishin liruar nga burgu nja 12 vetë në Fier. Po unë aq i kisha të lirë pa hyrë në burg, nga ata me mbi katër vrasje. Më thanë ata: “Shefo, po deshe, veprojmë”, po thashë lëri b…q… se s’dihet s’i shkon puna. Po ta dija që do ma bënin kështu, unë një zë t’u bëja çunave e ndreqnin vetë ata. Se ata s’donin të bënin goditje ore, se po të donin ata, e kthenin Fierin përmbys. Dhe janë çuna të mirë, çuna me lekë. Vetëm njërin t’u lëshoja unë, njërin që ka katër vrasje dhe e ka frikë gjithë Fieri, dhe ai qorri s’dihet nga shkonte. Po janë çuna të mirë ata, s’duan të bëjnë keq. Se ata kanë bërë vrasjet më të bukura në Fier, kanë lënë nam, i mban në gojë gjithë qyteti, se janë çuna të mirë. Kanë vrarë për emër, nuk janë lamashë si këta të PD.
- Të drejtë ke, ç’të të them unë, dhe doktori e di, më tha: “I kam borxh atij, duhet t’i jap një vend të mirë.”
- Jo mo e di unë që s’e kam prej atij. Fola me Shkëlzenin dhe qëparë, më tha: “Jam me Rrahmanin, ne e kemi bërë tonën. Po ka presion nga ata të tjerët.”
Po unë s’e pranoj lehtë, do bëj dhe unë rezistencën time. Se duan të bëjnë dhe lojë sikur duan të më përçajnë me Godon, po unë s’dua të fus çunat e mi në lojë, se di unë ç’u bëj atyre.