E Diel, 1 Nëntor 2026

Buxheti i ri, deficiti rritet me 240 milionë dollarëNga TemaPavarësisht se shqetësimet më të mëdha lidhur me efektet e krizës ekonomike kanë pasur të bëjnë me rritjen e deficitit, ndryshimet në buxhet e kanë rritur edhe më shumë atë duke e bërë ndosh

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Buxheti i ri, deficiti rritet me 240 milionë dollarëNga Tema

Pavarësisht se shqetësimet më të mëdha lidhur me efektet e krizës ekonomike kanë pasur të bëjnë me rritjen e deficitit, ndryshimet në buxhet e kanë rritur edhe më shumë atë duke e bërë ndoshta shumë të vështirë për ta mbajtur nën kontroll. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave bëjnë me dije se në tërësi buxheti i ndryshuar e rrit deficitin me 24 miliardë lekë ose me rreth 240 milionë dollarë. Të dhënat thonë se projekti i ndryshimeve buxhetore do t’i kalojë për miratim parlamentit të ri. Këshilli i Ministrave ka vendosur që deficiti buxhetor të arrijë nivelin e 74 miliardë lekëve, nga 50 miliardë lekë që ishte planifikuar ky tregues nëntorin e vitit të kaluar. Me rishikimin që u ka bërë fondeve publike, qeveria ka ulur të ardhurat buxhetore nga rreth 332 miliardë lekë të planifikuara fillimisht, në rreth 327 miliardë lekë. Ndërsa ka rritur shpenzimet nga 382 miliardë që ishin në 401 miliardë lekë. Rritja e shpenzimeve do të përballohet nga të ardhurat nga privatizimet, një pjesë e të cilave do të përdoren për investime. Ndërkohë, pjesa tjetër do të përdoret për kompensimin e ish-pronarëve dhe ish-të përndjekurve politikë. Pak ditë më parë, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Fullani, i kërkoi qeverisë të tregonte kujdes me shpenzimet, në kushtet kur të ardhurat kanë pësuar rënie për shkak të krizës globale. Ai theksoi se duhet të merren masa për të mos rritur më tej deficitin buxhetor, i cili përbën një kërcënim për stabilitetin makroekonomik të vendit në një periudhë afatmesme. Por ky sugjerim nuk është mbajtur parasysh nga qeveria. Ndërkohë, në rishikimin e buxhetit bie në sy edhe zëri kontigjencë për paga dhe pensione, i cili është reduktuar me 11 herë. Pra, nga 7.7 miliardë lekë i parashikuar fillimisht, ky fond zbret në 700 milionë lekë. Kjo do të thotë se qytetarët shqiptarë nuk mund të shpresojnë në një rritje tjetër të pagave dhe pensioneve në fund të vitit, siç kishte premtuar qeveria, por duhet të kënaqen me rritjen që u bë në qershor për efekte elektorale. Aktualisht, ekonomia shqiptare është nën efektet e krizës ekonomike botërore, por ajo megjithatë ajo vazhdon të jetë dinamike dhe të ketë rritje ekonomike pozitive prej rreth 1%. Edhe niveli i deficitit, i cili është bërë shqetësimi kryesor kohët e fundit, ndonëse i lartë, nuk është në pika kërcënuese që mund të çonin në kolaps treguesit e tjerë. Shqipëria ka bërë kujdes të madh gjatë gjithë viteve të fundit me treguesit ekonomikë dhe në shumë raste ka qene tepër skrupuloze me disa prej tyre, nisur nga fakti që vendi ynë kaloi një situatë ekonomike të padëgjuar askund më shumë se një dekadë më parë. Kjo është arsyeja pse Shqipëria sheh me drojë çdo përkeqësim në inflacion, deficit, kredi të këqija etj. Në fakt, jo thjesht Shqipëria, por monitoruesit në veçanti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›