E Diel, 1 Nëntor 2026

Republikanët: Ministër Mjedisi do jetë MediuNga TemaRepublikanët janë në pritje të ofertës së Berishës, ndërsa Kryesia ka vendosur që emri i ri në qeverinë Berisha të jetë ai i kryetarit, Fatmir Mediu. Mësohet se dje ka pasur një takim mes këtij të f

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Republikanët: Ministër Mjedisi do jetë MediuNga Tema

Republikanët janë në pritje të ofertës së Berishës, ndërsa Kryesia ka vendosur që emri i ri në qeverinë Berisha të jetë ai i kryetarit, Fatmir Mediu. Mësohet se dje ka pasur një takim mes këtij të fundit dhe kryeministrit, Sali Berisha, për të caktuar ministrinë që mund të drejtohet nga republikanët. Me shumë gjasë do të jetë Ministria e Mjedisit që do i ofrohet republikanëve. Mediu ka vendosur që të jetë ai sërish në kabinetin Berisha, çka ka shkaktuar dhe përplasje brenda kësaj partie. Anila Godo, e bija e Presidentit të Nderit të kësaj partie, Sabri Godos, do të lërë Ministrinë e Shëndetësisë, një post që PR pretendonte ta kishte sërish në kabinetin e ri.

Kabineti i ri qeveritar ende nuk është formatuar, ndërsa Berisha do të duhet të përballet me të vetët, pasi problemet me aleatët i ka drejt zgjidhjes. Ai së shpejti pritet t’i japë një përgjigje dhe PBDNJ, por dhe PDI, të cilët duket se nuk janë të bindur shumë se do marrin një post ministror.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›