Centrali bërthamor, Berluskoni: Do të ndërtohet në Shqipëri
Kryeministri Italian Silvio Berluskoni thotë se ideja e ndërtimit të një centrali bërthamor në Shqipëri është pjesë e bashkëpunimit të qeverisë italiane me një vend mik. Interesit të Gazetta del Mezzogiorno, nëse ndërtimi i këtij centrali në Shqipëri rrezikon zhvendosjen e fuqisë energjitike kombëtare në një shtet tjetër, Berluskoni iu përgjigj se Pulja nuk ka nevojë për një central bërthamor.
• Marrëveshje nukleare Shqipëri-Itali “Nisemi nga Pulja për të sqaruar se rajoni nuk ka nevojë për një central bërthamor sepse është energjikisht autosuficente. Referimi im për ndërtimin e centraleve në Shqipëri ishte një reflektim më i thellë dhe përqëndrohej në projekte bashkëpunimi me një vend mik” tha Berluskoni ndërsa shtoi se hipoteza të këtij lloji janë diskutuar në nivel teknik edhe me Bankën Europiane për Zhvillim.
Ideja për ndërtimin e një centrali bërthamor, sipas Berluskonit, bëhet gjithnjë e më prezente kur kostot e energjisë elektrike janë të larta apo për shkak edhe të varësisë nga tregu I naftës.
”Italia duhet të shkojë drejt uljes së kostos së energjisë elektrike dhe kjo mund të ndodhë vetëm nëse vendin ynë procedon në realizimin e centraleve të cilat do të qëndronin jashtë lojës së importit të naftës. Sot, energjia i kushton italisë 30% më shumë se mesatarja europiane. Kjo do të thotë se prodhimet tona dalin nga fabrika me një kosto që nuk mundemi më ta përballojmë” tha Berluskoni.
Ideja për ndërtimi e një centrali bërthamor në Shqipëri është hedhur kohë më parë nga kryeministri Berisha, qeveria e të cilit ka nisur edhe procedurat për konkretizimin e projektit, të kundërshtuar nga opozita dhe shoqëria civile. < I mëparshmi