Bisedimet për krizën, Montobio: Të gjendet sa më shpejtë zgjidhja
Në fazën e dytë të bisedimeve mes Ramës dhe Berishës nën moderimin e Bamir Topit, ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian në sinkron kërkojnë rezultate konkrete nga tryeza. Pas 90 minutash në zyrën e Helmut Lohan, ka qenë diplomati spanjoll Montobio ai që në emër të diplomatëve ka bërë apel për një zgjidhje të shpejtë, para se kriza të rrezikojë seriozisht integrimin.
“Pozicioni dhe mesazhi i 27 vendeve të BE është shumë i qartë. Perspektiva europiane e Shqipërisë varet nga këto momente historike. Nëse nuk ndërrmeren veprime tani, hapat e tjera mund të rrezikohen. Dialogu duhet të vijë nga vetë liderët e Shqipërisë. Ne mendojmë se kjo tryezë dialogu është një hap i mire, por duhet të prodhojë rezultat dhe madje shumë shpejt. Rezultati duhet të vijë para 6 marsit qe t’i lejoje opozites te shkoje ne parlament dhe ngrejë komision parlamentar i cili do te kënaqë të dy palët dhe bazuar në transparencë dhe kushtetutë sipas propozimit të presidentit të republikës. Nuk do japim opinion për pozicionet e asnjërit nga aktorëve politikë, por ne si BE themi pasojat e mundshme qe vijnë prej kësaj krize” tha Montobio në prononcimin e tij për mediat.
Takimi i 11 ambasadorëve në zyrën e kreut të Komisionit Europian në Shqipëri vjen një ditë pas takimeve në presidencë. Pikërisht duke iu referuar mundësive për zgjidhjen e krizës ambasadori Lohan deklaron se ndërkombëtarët nuk do të shtrojnë asnjë propozim konkret në tryezën e kreut të shtetit.
Madje në një njoftim nga institucioni i këtij të fundit, bëhet e ditur, se ne takimet me kryetarin e mazhorances Berisha dhe atë te opozites Rama, nga ana e presidentit nuk ka pasur asnje lloj propozimi konkret, e per kete arsye nuk ka pasur as kontestime sic pretendohet në media.
Elona Gjylmi
Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 17 shkurt 2010 ) < I mëparshmi