Skandali i "Tre Filxhanëve Çaj"
Libri bestseller, i pasuar edhe me librin e memoareve, i autorit Greg Mortenson, “Tre Filxhanë Çaj” flet për përvojën e autorit gjatë arsimimit të vajzave në Pakistan dhe në Afganistan, ku ai ka edhe fondacionin humanitar Central Asia Institute, që merret me ndërtimin e shkollave.
Mirëpo, të hënën, shkrimtari dhe alpinisti, Jon Krakauer, ka publikuar një rrëfim 75-faqësh për Mortenseon, të quajtur “Thre Cups od Deceit” (Tre Filxhanë Gënjeshtra), në të cilin e akuzon autorin e librit për plagjiat. Karakauer u shfaq të dielën edhe në emisionin e CBS ’60 Minutes’ gjatë të cilit përveç për plagjiat e akuzoi Mortenson’in edhe për keqmenaxhim të fondacionit të tij.
Ndryshe, pretendimet për plagjiat ndërlidhen kryesisht me dy kategori: se Mortenson ka fabrikuar elementet kryesore të librit “Three Cups of Tea”, gjegjësisht të memoareve “Stones into Schools”, dhe se CIA e kishte ndihmuar atë në mënyrë të pahijshme, duke blerë dhe promovuar librat e tij.