E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kompozimet e Rizvanollit

Në ambientet e Bibliotekës Kombëtare u bë promovimi i librit “Esat Rizvanolli kompozitor” i autorit Shefqet Hoxha. Nga Arbër Ymeri më 20 prill 2011 në ora 10:43

Të martën, në amfiteatrin e BKUK-së, është bërë promovimi i librit “Esat Rizvanolli kompozitor” i autorit Shefqet Hoxha.

Recensenti Akil Koci u shpreh se një ndër çështjet themelore që në librin e tij na paraqet Shefqet Hoxha nuk është studimi që do të ishte dhe që do të shërbente si njohje e vlerave të veprës, por si vrojtim në këtë kontekst prezanton figurën e këtij krijuesi nëpërmjet shkrimeve të kolegëve të vet, studiues, që i takojnë kohës së tij.

Koci shtoi se e veçanta e këtij libri që na e paraqet autori është diskursi i evoluar që paraqet edhe një lloj ridimensionimi, duke shkuar nga tiparet semantike si shprehje origjinale të krijuesit. “Ndaj, interpretimi ose më mirë të themi prezantimi i këtij libri për krijimtarinë e Esat Rizvanollit, paraqet referenca të jashtëzakonshme që sublimojnë vlerat kombëtare, pse jo edhe ato universale”, tha Koci.

Libri i Shefqet Hoxhës, sipas Kocit, paraqet një përmbledhje të mendimeve, të synimeve, të fakteve, por jo si metodë deskriptive – përshkruese, por si studim nga pikëvështrime të ndryshme muzikologjie dhe kohore, si sinteza të estetikës objektive dhe të estetikës subjektive, si lojë e imagjinatës e të kuptimit të veprës madhore të Esat Rizvanollit, që ka kompozuar me profesionalizëm dhe me pasion. Autori i librit, Shefqet Hoxha, përveç shumë fjalëve tjera, tha se “kjo çfarë kam bërë unë është vetëm një gur në themelin e kulturës kosovare”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›